Përrallat e mrekullueshme arabe, të...
Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen.
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
“Eva e njerëzimit” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher.
Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na' flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit.
"Budallai" është legjenda e paharrueshme e një burri, e një gruaje dhe e një kombi të ndarë. Megjithëse nuk ështe një roman drejtpërdrejt mbi genocidin armen, kryevepra e Raffit është po aq e rëndësishme për të kuptuar kontekstin historik nën Perandorinë Osmane në fund të shekuliit të 19-të.
Nga ish-Laureati i Letërsisë për Fëmijë, Michael Morpurgo, vjen kjo histori legjendare e luftës, miqësisë dhe besnikërisë.
Ky roman mbyll trilogjinë “Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit”, të cilat nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve.
Një histori epike për dashurinë, luftën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Over the decades, their relationships deepen and darken, tinged by addiction, success, and pride. Yet their greatest challenge, each comes to realize, is Jude himself, by midlife a terrifyingly talented litigator yet an increasingly broken man, his mind and body scarred by an unspeakable childhood, and haunted by what he fears is a degree of trauma that...
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.
Kthehet për lexuesin tonë autori i romanit Letra e koduar!Një roman me ritëm të shpejtë dhe emocionues, që është botuar e ribotuar në Holandë e jashtë saj për gati pesëdhjetë vjet, qysh nga botimi i parë.
Romani “Shpresa më e madhe” na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t’i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër…
Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmospheres së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e...
“Gjurmët e shëronjëses” është vëllimi i dytë i sagës së shëronjëses.
Veçantia e këtij libri sipas shkrimtarit qëndron jo vetëm se ai rikthehet tek zhanri i novelës pas shume vitesh, por edhe vazhdimësia për të kuptuar rolin e individit në historinë shqiptare, e në këtë rast ai hulumton mbi origjinën e dhunës tek shqiptarët.
Romani E strukur në përqafimin tënd është një rrëfim i këndshëm i jetës së një gruaje të re, e cila pëson humbjen e burrit të saj që në çastet e para të jetës së tyre të përbashkët.
Një libër plot entuziazëm që të bën për vete e që vazhdimisht zgjon emocione te lexuesi, ashtu sikundër dikush ndodhet përballë misterit femëror. Libri “Kapelat prej kashte” qarkulloi për herë të parë në vitin 1946 dhe, më pas, u botua në Paris, më 1950 nga Botimet “Gallimard” me titullin “Trois Étés”. Në atë kohë Camus shkroi:
“Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”.
I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte
Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njeri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e...
Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim...