Një roman bazuar në historitë reale të (vetë)vrasjeve në Shqipëri. Tragjedia e një gruaje në të zeza, Bule B., është një metaforë e fatit tragjik të nënave e grave shqiptare që u bënë pre e egos dhe luftës për pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu “gruaja në të zeza” është fati edhe i Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit, Nënëmadhja e Gjylbegajve,...
Pas suksesit me romanin Anja”, Ahmet Premçi vjen me një tjetër sagë nga realiteti shqiptar, e ngjashme me mjedisin mafioz të Italisë së jugut, rrëfyer nga romancieri Leonardo Sasha. Raportet mes mafias dhe pushtetit vijnë përmes aftësisë së autorit për të gdhendur personazhe që mbesin gjatë në kujtesën e lexuesit.
Kjo është historia e tri grave Lina, një nënë e re në periferi të Indianës, martesa e së cilës e ka humbur pasionin, nëpërmjet rrjeteve sociale rilidhet me të dashurin e saj të rinisë së hershme, dhe shumë shpejt kjo lidhje do të përfshijë edhe persona të tjerë.
"E pastër", është një eksplorim letrar dhe kompleks i emocioneve, që lindin në marrëdhëniet me punëdhënësin.