Kërko më tej
Subcategories
Ne kete liber do te gjeni 3250 idioma, shprehje frazeologjike dhe akronime të gjuhës angleze. Ky botim u vjen ne ndihme te gjithe studenteve, pedagogeve, perkthyesve dhe atyre qe duan te njohin me mire gjuhen angleze ne nje nivel te ri.
KAPITALIZMI KA VDEKUR. MIRË SE VINI NË TEKNO-FEUDALIZËM. LIBRI MË I MIRË I VITIT SIPAS FINANCIAL TIMES
Kengetarja e njohur shqiptare Elsa Lila vjen me nje surprize per te pasionuarit e saj por edhe per te gjithe ata qe kane deshire per t’i shkuar deri ne fund sinqeritetit te nje prej artisteve te vecanta qe ka shenjuar nje brez te tere me pasionin dhe forcen per te jetuar. Permes ketij libri do te njihni nje bote tjeter te Elses dhe do ta donit me shume...
Letra tronditëse, jashtëzakonisht të këndshme dhe po ashtu shumë të pista. Shkrimtari i madh i shkruan gruas së jetës së tij për t’i thënë se nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të kthehet sa më parë në shtëpi.
Janë rreth 70 kangë popullore shqiptare, erotike, të trevave të ndryshme të Kosovës, Mali i Zi, dhe Shqipëria e veriut, kënduar e recituar e mishëruar prej emrave të ndryshëm. Një pjesë e këtyre këngëve janë harruar prej historisë, të tjerat lëvrohen vetëm prej studiuesve të rrallë. Vlora Nikçi, inspiruar prej gjyshes së saj – së cilës edhe i kushtohet...
Ha për të jetuar ofron një metodë tejet efikase dhe të vërtetuar shkencërisht për të humbur peshë shpejt. Çelësi i planit revolucionar gjashtë javor të Dr. Fuhrman-it është i thjeshtë: shëndeti = vlera ushqyese / kalori Kur raporti i vlerave ushqyese me kaloritë në ushqimet që hani është i lartë, atëherë do të humbni peshë.
Përmes prizmit të këndëvështrimit femëror, libri Komploti botëror kundër grave gjurmon dhe ndjek që nga fillimi zhvillimin në historinë njerëzore të grave dhe të burrave.
Tema kryesore e librit është "Martín Fierro", dhe ai vendos bazat e debatit ende të hapur mbi faktin nëse Martín Fierro apo Don Segundo Sombra duhet të konsiderohet modeli i gauços argjentinas. Botimi ynë ndjek versionin origjinal të vitit 1916, por përmban jo më pak se 260 shënime, duke shtuar shënime leksikografike krahas reflektimeve të autorit.
Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe...
Është një rrëfim që duhet ta lexojë çdo grua, e jo vetëm grua në moshën e autores, por edhe çdo vajzë, bile edhe në moshe të re, çdo zonjë që deshiron të përmirësohet e do të thosha, në fund të fundit, çdo njeri...
Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionaleNë Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë...
Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe:...