I ri Rrëfej unë, gruaja Shiko më të madhe

Rrefej une, gruaja - hard cover

Mimoza Kuchly BO0127

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një eksplorim në botën e brendshme të gruas, që del përtej arketipeve të vëzhgimit, që të çon në botën e nëndheshme, me një narracion modern - shfaqet kjo përmbledhje me tregime e autores Mimoza Kuchly, e cila prej dy dekadash jeton mes Francës dhe Shqipërisë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie e librit me tregime nga Ulpiana Lama

Mbyllje të papritura, kthesa të befasishme, stil i zhdërvjelltë, një rrjedhë e nëndheshme lumi që të shpie nëpër peizazhe të paeksploruar, por që ti e ndjen...e di, që ekzistojnë. Mund ta ndërpresësh aty udhëtimin – si në një shëtitje të kundruar nga anija, - ose të zbresësh e të eksplorosh. Por, ky do të jetë vendimi yt.

Ajo e ka bërë të vetën. Me lehtësi, natyrshmëri dhe pikërisht, për këto cilësi edhe me një të tretë, vetëbesim. Vetëbesimin e gruas së pjekur.

Ne evoluojmë. Ky është thelbi i ekzistencës. Evoluojmë si specie në nivel fizik në mijëra vjet, si individë në nivel shpirtëror e mendor çdo dhjetëvjeçar. Ngjarjet, rrethanat e përshpejtojnë evolucionin, kuptueshmërinë për veten dhe botën. Lirinë po ashtu.

Ishte 28 nëntor 2003 kur në hyrje të metrosë hasa fare rastësisht një vajzë të gjatë e elegante. Ma kishte zënë syri po atë mbrëmje, në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.

Një takim fatlum, që do të pasohej nga episode bisedash intensive dhe të thella ditët në vijim. Në momentin e parë ia lexova, menjëherë, intuitivisht, dy cilësi që i gjej tek personazhet e rrëfimeve: kureshtjen dhe kërkimin. Kureshtjen si katalizator të lirisë, kërkimin si mjet për të mbërritur tek liria. Energjia dhe erosi janë shtresëzime të kësaj lirie.

Gratë e rrëfimeve i shohim në marrëdhënie pa prapavijë, në histori pa premtime dhe pa vazhdime. Secila prej tyre ka një rezervë ndjeshmërie njerëzore, afeksioni, që në saje të rrethanave, guximit, gjen rrugën për të ndërvepruar me tjetrin, tjetrën, në një amalgamë ndjesore e trupore. Personazhet nuk janë të obsesuar me lumturinë. U mungon gjithmonë diçka për ta cilësuar jetën e tyre të përsosur... Rrëfimet nuk janë përralla që përfundojnë me "jetuan të lumtur përgjithmonë". Përkundrazi, e marrin fillesën aty ku e mbyll përralla. Personazhet nuk janë gjethe që i ngrejnë peshë puhizat më të lehta të ëndërrimeve. Janë komplekse. Si ajsbergu, që e sheh të zmadhohet sa më tepër i afrohet anijes. Drejt fundit të historive ato janë të afta të habisin me zgjedhjet që bëjnë. Asnjëra prej tyre nuk është gruaja e ëndrrave të tjetërkujt. Secila prej tyre është gruaja e ëndrrave të veta me pyetje, kërkesa, interesa të larmishme, nevoja, dëshira dhe qëllime. Gra fenomenale. Çfarë shohin burrat tek ajo? Përpiqen shumë, pa e rrokur misterin e tyre. Nuk janë të "dobëtat", nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për mbrojtje nga burra "alfa". Ato janë të barabarta, të ndërgjegjshme për vlerën e tyre dhe çka sjellin në një marrëdhënie, pa abuzuar dhe pa u abuzuar. Dhe vijmë këtu tek një prej vlerave kryesore, në sytë e mi, të librit. Rrëfimet i çlirojnë personazhet nga dikotomitë në të cilat i mbërthen shoqëria. Ato dalin përtej skemave "shenjtore ose prostitutë", "shtëpiake ose karrieriste", "e dobët ose mizore".

Flas për shoqërinë shqiptare. Flas për autoren që i njeh dhe i ka jetuar kufizimet e kësaj shoqërie. Dhe këtu hyn elementi evoluim: gjithnjë mendjehapur, ajo, autorja, ka lejuar të plazmohet nga prurjet dhe emancipohet nga kultura e vendit ku jeton prej afro dy dekadash.

Dhe gratë e tilla i afohen perëndeshave: një perëndeshë di ta kërkojë lirinë e ta shijojë sensualitetin. Kur dhe me kë ajo dëshiron. Pa frikë. Me besim. Ky është misteri i saj - energjia e konfidencës.

Një sugjerim i vogël- niseni leximin nga tregimi “Dhe mbretëreshat kanë ëndrra”. Do t'ju "çojë në takim" me Lirinë, në kuptimin e drejtpërdrejtë (statuja) dhe metaforik (udhëtimi drejt lirisë).

28 nëntor 2003 (njohja), 10 mars 2007 (dëshmitare në dasmë), lindja e dy fëmijëve dhe tani, korrik 2017- lindja e "tretë",- pas hamendësimesh, dyshimesh, kërkimesh, vuajtjesh e kënaqësish- jam e privilegjuar të rrëfej për autoren. Për Mozën dhe të gjitha gratë brenda saj.

Lexim të këndshëm!

Autorja është diplomate, sociologe

Të dhëna

Faqe155
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSpartak Kadiu