Cmim i reduktuar! Muzikantët Shiko më të madhe

Muzikantet

Primo Shllaku A-006214

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një përmbledhje tregimesh që rrëfejnë për të kaluarën dhe aktualitetin shqiptar, me një gjuhë të pastër dhe me një stil të pasur. Pjesa më e madhe e librit është novela “Muzikantët”, nga e ka marrë edhe titullin vepra, ndërsa tregimet e tjera janë: “Loja”, “Unaza”, “Pema në mes të sheshit” dhe “Të nesërmen e barbarëve”.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632355

553 Lekë

-15%

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të gjitha tregimit e këtij libri janë sa aventura në kujtesën emocionale të autorit, aq edhe përvoja kulturore të tij në kontakt me letërsitë e tjera.

Pra, këto tregime përveç që sjellin një përvojë nga realiteti, nga e kaluara dhe aktualiteti, ato sjellin edhe shoqërime të teksteve me drejtime e rryma letrare dhe filozofike evropiane, nga të cilat impresionizmi si drejtim letrar modernist dhe ekzistencializmi si rrymë filozofike, alternohen gjithandej nëpër libër. Derisa stili impresionist korrespondon me temën që zgjon nostalgji, qasja ekzistencialiste përfshin gjithë diskursin narrativ me qëllim të thellimit të vertikales semantike.

Të gjitha tregimet e këtij libri janë shkruar si dromca kujtese, herë të autorit, herë të personazheve, prandaj edhe shkalla e motivimit të natyrës fragmentare të tyre është e lartë. Mbledhja e dromcave të kujtesës ka krijuar atë që Derrida e quante diskurs brikolar, kur u referohej përzierjes së motiveve, fragmenteve dhe stileve. Primo Shllaku ka vënë në praktikë shumë koncepte të teorive letrare aktuale për ta provuar funksionalitetin e tyre. Në këtë mënyrë, ky libër me tregime është gjithashtu një libër me proza eksperimentale, pasi kështu dëshmohet bindja e autorit për eksperimentin si mundësia më e mirë për të sjellë risi.

Të dhëna

Faqe138
ISBN9789951632355
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë