I ri Cmim i reduktuar! Ne imagjinaten time Shiko më të madhe

Ne imagjinaten time

Loreta Vaso TO0700

Libër i ri

28 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928376770

1 200 Lekë

-20%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sikur të shikonim botën përmes syve të fëmijëve, secili nga ne do të gjente diçka të vetën, të humbur gjatë rrugës, të transformuar nga koha, të fshehur në ndonjë cep të mendjes e të pluhurosur nga harresa.

Do të gjente atë gëzimin e plotë që të mbush shpirtin e të nxit fantazinë, që të bën të kujtosh përqafimin e prindërve, përrallat e gjyshes, lojërat me shokët dhe kohët kur ditët ishin të pafundme, e kur mezi prisje të nesërmen për të mësuar diçka të re. Sikur ta shikonim botën me sytë e fëmijëve, do të gjenim atë kohë ku e pamundura ishte e mundur, ku mund të krijoje me mijëra histori me gjithçka që të entuziazmonte, histori që ende janë të fjetura brenda teje dhe presin të zgjohen, pikërisht nga buzëqeshja e një fëmije, nga shkëlqimi i syve të tyre, nga pyetjet që i drejtojnë botës.

E ndonëse pyetjet nuk janë gjithmonë të njëjta, ajo ndjesia kur një fëmijë udhëton në imagjinatën e pacunguar nga rregullat e kufizimet, mbetet gjithmonë e njëjtë. Mbetet si forma më e pastër e lumturisë.

Dhe këtë ndjesi na ka sjellë Loreta Vaso në rrugëtimin e imagjinatës së personazheve të saj të vegjël. Lumturinë që mund të bëhet e prekshme vetëm nëse arrin ta shohësh botën përmes syve të tyre.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe88
ISBN9789928376770
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë