I ri Cmim i reduktuar! Raja Shiko më të madhe

Raja

Janis Kalpuzos TO0657

Libër i ri

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376916

1 170 Lekë

-10%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

1816-1829.

Patra, Tripolica, Nafplio, Mesolongji...

Qëkurse Angjeli u gjend i burgosur në kotecin e pulave të Shahin agait, urrejtja, si një gjarpër helmues, bëri fole në shpirtin e tij.

Gjatë rrugëtimit të tij shpërthyes, por edhe ndjellës njëkohësisht, ai punon për një shitës ambulant, kurnac dhe të vrazhdë, që të shet xixëllonjën për fener. E mbërthen reja ngjyrë plumbi e skllavërisë dhe e poshtërimit të rajave. Bashkohet me Kerasinë, në fytyrën e së cilës zhyten dhe notojnë ëndrrat. Takohet me koxhabashë, bujkrobër dhe bashkëluftëtarë që janë më shumë se vëllezër, më shumë se gruaja në momentet e betejës. Ndërkohë, një djalosh turk, i tmerruar, kapet fort pas tij.

Në rrugën e tij ndesh edhe dy të moshuar, të cilët analizojnë stimujt mbrapa çdo gjëje që ndodh, por edhe substancën e ëmbël dhe helmuese të egos, takon edhe Aspasinë mashtruese, takon të huaj djallëzorë, aventurierë vendas, ndesh Simeonin që kishte tridhjetë e gjashtë vjet pa folur, ndesh një kalorës që shpëton turkesha të zëna robinja, por ndeshet edhe me armikun më të madh të njeriut të lirë: frikën.

Angjeli përjeton madhështinë, por edhe anën e errët të 1821-shit të përgjakur, duke shembur mite të groposura thellë dhe që kishin lëshuar rrënjë, duke i nxjerrë në sipërfaqe të vërteta.

Përqafon me pasion zjarrin e revolucionit, shndërron egërsinë e vet në shpresë, në çlirim dhe ëmbëlsi, e ngre zërin duke bërtitur: “Dua të mos jem raja i askujt. Nuk dua të jem raja i asgjëje!”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe464
ISBN9789928376916
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKristo Pulla
RomanSagë&Histori