I ri Shpellat Shiko më të madhe

Shpellat

R. C. Anaider A-008470

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani “Shpellat” vjen si një udhëtim imagjinar në një botë të konceptuar në trajtën e shpellave, të cilat nuk janë aspak të zakonshme apo konvencionale. Aty përplasen konceptet e dritës dhe errësirës, lirisë dhe izolimit, dashurisë dhe urrejtjes, familjes dhe vetmisë, lumturisë dhe fatkeqësisë.

Më shumë detaje

505 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928085870

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shpellat grupohen në bashkësi të ndryshme shpellare. Ka shpella mbi oqean, siç ka edhe shpella  nën oqean, ka edhe shpella mbi ajër... Në bashkësinë e madhe shpellare nuk ekziston asnjë shtet, qytet, apo fshat konkret.

Personazhi kryesor i romanit, Silueta C, është një vajzë jetime, e cila pasi arratiset nga jetimorja përballet me një jetesë tejet të vështirë në një bodrum të rrënuar, në një cep të largët të “Shpellës së Humbur”.

Në kërkim të vazhdueshëm të një shpelle që mund ta konsideronte si shtëpinë e saj të munguar, Silueta C ndjek fatin, që do ta çojë atë nga njëra shpellë tek tjetra, duke udhëtuar kështu nëpër shtigje dhe dimensione të paparashikueshme, ku fantazia i tejkalon kufijtë.
Për të mësuar më shumë rreth romanit "Shpellat", lexoni përshtypjen e shkruar nga Albert Gjoka, të cilën e gjeni tek LINKU

Të dhëna

ISBN9789928085870
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller