Cmim i reduktuar! Kujtime vajze Shiko më të madhe

Kujtime vajze

Annie Ernaux A-000335

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Kujtime vajze” është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.

Më shumë detaje

949 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306398

600 Lekë

-25%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar rininë, etjen për liri.

Përmes dritës së fotove të atyre kohëve dhe errësirës së kujtimeve të refuzuara, Annie Ernaux rijeton kohën tranzitore që e transformoi në një grua dhe shkrimtare, duke hetuar mendimet e veta, pritshmëritë, drojën (pa harruar çrregullimet e të ushqyerit dhe ankthet e fertilitetit) e “vajzës së viteve ’58”.

Në këto faqe plot paqeti dhe dhimbjesh të fshehta, plot hove të papërmbajtshme e këngë - “Esperantoja e dashurisë” - është pikërisht turpi i së shkuarës që riprodhon kujtimet, duke u shfaqur kësisoj në një dhuratë të papritur, një armë të mrekullueshme të “përplasjes me realitetin”, që është dhe një nga joshjet më të mëdha të shkrimtarisë së Ernaux.

“Annie Ernaux është emri i një mozaiku, copëzat e të cilit formësojnë tashmë, libër pas libri, një nga veprat letrare më të rëndësishme të kohës sonë”. Le Nouvel Observateur

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe116
ISBN9789994306398
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Skënderaj