I ri E hena e pare e dhjetorit Shiko më të madhe

E hena e pare e dhjetorit

Ledion Krisafi A-006373

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313737

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor.

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar.

Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve – përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera.

Diana Çuli

                                                         

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928313737
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik