Rikard Ljarja A-008195
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
Diku më sipër më doli pyetja: ç'është atdheu? Vërtet ç'është atdheu? A nuk jam unë atdheu, gruaja dhe fëmijët, oborri im, toka ku kam mbjellë sivjet bostan a grurë, a nuk është atdheu komshiu im, lagjia, fshati përkarshi, ai lumi që s'pushon së rrjedhuri, a nuk është atdheu gjuha që flasim, këngët që këndojmë e vaji, e gjama, a nuk është atdheu varret e gjyshërve e stërgjyshërve, a nuk është atdhe gjithçka nën këtë tokë e mbi këtë tokë deri tek flamuri? Sigurisht që ky është atdheu. Një piramidë që fillon tek unë e mbaron tek flamuri. Po për shumkënd, ndoshta për shkaqe të kota, ndoshta edhe madhore, nga komplekse të ngatërruara psikologjike, pronësie, grindje, xhelozie, inferioriteti, karakteri... Lind pyetja: O atdhe, po të mbroj, po ti ç'po bën për mua? Dhe në qoftë se kjo pyetje s'merr përgjigje ashtu si është ndërtuar në kokën e atij që pyet... Atëherë për inat të sime vjehrre...ngre kokën dhe pështyj përpjetë.
Gusht 1994
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Rikard Ljarja shfaqet para lexuesit me kete liber edhe si tregimtar. Ne kete botim sjell refleksione te thella per jeten, me nje bote plot gjalleri dhe drame, e pare ne nje kendveshtrim tejet origjinal, me nje narracion te stilit kinematografik.
Kjo prozë u shkrua para gati dyzet vjetëve me mendimin që të bëheshin tre filma të shkurtër dhe të shfaqeshin si një film sepse tema ishte e njëjtë. Mora para sysh kohen e pushtimit: Në fillim u sulmua bregdeti, mbas tri ditësh Shkodra, dhe në fund malësia. Vetëm pjesa e dytë triptikut arriti të bëhej film. E para dhe e fundit nuk patën fat. Mbasi ka...