Historia e Kanadase Shiko më të madhe

Historia e Kanadase

Desmond Morton BDI0333

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga kombet e para indigjene, prej kolonëve të ardhur nga Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera europiane

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217271

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar. Protagonistët që nisën, udhëhoqën dhe vazhduan këtë proces, në fushën e politikës, ekonomisë, por edhe të jetës shoqërore e kulturore janë evidentuar përmes një analize realiste dhe objektive të veprimtarisë së tyre dhe të rrethanave historike kur jetuan dhe punuan. Diversitetet etnike, fetare, kulturore dhe shoqërore që karakterizuan këtë proces, burim pasurie dhe ndonjëherë kontradiktash, pajtimi i tyre përmes një fryme karakteristike kompromisi dhe tolerance, e bëjnë gjithashtu tërheqës dhe instruktiv librin e Mortonit. Libri "Histori e Kanadasë" është një tregim joshës për një vend që tashmë është bërë atdheu i dytë edhe për mijëra shqiptarë që kanë emigruar dhe jetojnë atje.

Të dhëna

Faqe406
ISBN9789928217271
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri