I ri Komploti botëror Shiko më të madhe

Komploti boteror

Nikola Nikolov A-005275

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një nga librat tronditës të botës që futet thellë në misteret e atyre që qeverisin botën, duke rrëmuar mbi origjininë e familjes Rothëildë, shtrirjes me banka në shumë vende të botës dhe në rolin e familjes më të fuqishme të globit mbi fatet e njerëzve deri në ditët tona.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2M Printing
ISBN9789928253040

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ekonomia dhe luftërat janë në duart e pak njerëzve, të cilët marrin vendime që prekin jetën e secilit prej nesh. Autori bullgar Nikolaoi Nikolov, ka investiguar thellë tek sekretet e njerëzve që kontrollojnë paranë dhe shkaktojnë përplasje globale. Si askush tjetër, në këtë libër, Nikolov sjell fakte befasuese, të dhëna që pakkush ka guxim ti thotë. Shumë pyetje që bëjmë sot, por edhe shumë dilema që kemi pasur marrin përgjigje në këtë botim të veçantë.

Në fillim të viteve 90 ky libër ishte bestseller Nr. 1 në të gjithë botën.

Pjesë nga libri

BANKAT DHE BANKIERËT

A e dini se çka nuk mundet asnjëherë të kënaqet?

-Syri i pangopur - të gjitha bankat botërore nuk mund t’i plotësojnë dëshirat e tij. Fjalë e urtë persiane

Sistemi bankar e ka nismën e tij në Babilon para rreth 3 mijë vjetësh. Shkaktar për zbulimin e tij është ari. Pasi që ata të cilët kanë poseduar ari nuk kanë mund ta bajnë me vete metalin e rëndë, e kanë lënë nën kujdesjen e ndonjë miku te i cili kanë pasur besim. Ndërsa ai u ka dhënë një copë pergament ose lëkurë me nënshkrimin ose vulën e tij. Më vonë, çdonjëri që ia ka sjellë atë vërtetim ruajtësit ka mund ta marrë arin. Gjatë kohës ky sistem bëhet i njohur. Njerëzit specialë e gjithë më profesionalë bëhen ruajtës të arit dhe ata fillojnë t’i ruajnë arkat e shumë njerëzve të pasur. Në participimet e tyre tregtare, pronarët e arit më vonë fillojnë që ata vërtetime t’i ndërrojnë në mes veti, kështu që nuk ishte patjetër që ari të merrej prej ruajtësit. Bëheshin vetëm ndërrime të pronarëve. Në këtë mënyrë te ruajtësi grumbullohej ari dhe gjërat e çmueshme. Edhe pse ky metal i shtrenjtë nuk ishte i tyre, ruajtësit fillojnë t’ua japin hua tregtarëve tjerë, të cilët iu paguanin një përqindje për shfrytëzimin e tij. Më vonë këta ruajtës të arit dhe të gjërave të çmueshme bëhen të njohur me emrin fajdexhinj.

Në shekullin e mesëm fajdeja u ndalua. Pak më vonë, në kohën e marshimeve kryqtare shumë u rrit tregtia në Evropë, gjë që krijoi kushte për formimin e bankës së parë ndërkombëtare. Aty kah gjysma e shekullit të XV Kosimo de Mediqi e themeloi një bankë ndërkombëtare me seli në Firencë. Kjo ndoshta është banka e parë më e përkryer në atë kohë me përfaqësitë e saj në qytetet e tjera italiane, si dhe në Avinjon dhe Londër. Në filialën romake banka i ruante llogaritë dhe avoaret e papës. Fajdeja që e fitonte banka ishte 10 përqind.

Në shekullin XVI importohen prej Amerikës Jugore në Spanjë sasi të mëdha të arit, gjë që jep idenë dhe mundësinë për kreditim. Gjatë këtij shekulli themelohen edhe bankat e para moderne, prej të cilave disa ekzistojnë edhe sot e kësaj dite: Banko di Santo Spirito në Romë, Monte de Peata në Napoli dhe Banko di Palermo në Sicili.

Këta banka e kanë finansuar tregtinë ndërkombëtare, grumbullojnë fitime të mëdha prej fajdeve dhe më shumë prej dallimit të valutës. Faza më e rëndësishme në zhvillimin e bankave paraqitet në momentin kur ata fillojnë të shërbehen me paratë e huaja dhe kur fillojnë t’i shfrytëzojnë deponimet dhe kursimet e njerëzve. Ata iu paguajnë deponuesve njëfarë dhurate minimale, kurse paratë e tyre ua japin njerëzve të tjerë, organizatave dhe shteteve me kamata shumë më të mëdha. Shfrytëzohen mashtrime të ndryshme që përkojnë me emrat e bankave. Disa prej tyre janë quajtur „Banka nacionale” për të qenë më bindëse dhe më stabile. Banka e parë e këtij lloji në vitin 1674 e mori emrin Banka nacionale suedeze. Pas saj vijon Banka nacionale angleze në vitin 1694, kur një grup tregtarësh bënë marrëveshje që t’ia japin 1.200 milionë funta hua mbretit Vilhelm III me 8 përqind kamatë. Përveç kësaj ata fitojnë edhe të drejtën e monopolit për të botuar banknota dhe të pranojnë depozit.

Kah mesi i shekullit XVII Rothshildi sjell një sistem shumë më modern dhe më të përkryer bankar. Ai i dërgon pesë djemtë e tij në kryeqytetet financiare të Evropës: në Paris, Vjenë, Napol, Frankfurt dhe Londër.

Rothshildi formon edhe sistemin më të shpejtë komunikativ me pëllumba, korierë dhe agjentë të vet. Njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për suksesin e Rothshildit është informimi i tij i gjerë i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Ai i pari informohet për fitoren te Vaterloja, gjë që i mundëson që nëpërmjet manipulimeve të mundshme tregtare të grumbullojë pasuri të mëdha. Djemtë e tij bëhen bankierë privatë të kalibrit ndërkombëtar, financojnë hekurudha, shoqëri për sigurime dhe projekte ndërkombëtare. Në atë kohë Rothshildët tashmë bëhen të zotët dhe mësuesit e kapitalizmit ndërkombëtar.

“Paratë janë Zot të kohës sonë”, thotë filozofi Hajne, „kurse Rothshildi dhe djemtë e tij janë profetët e tij”. Shumë shtete dhe qeveri evropiane kanë qenë të mvarur prej bankave të Rothshildit, posaçërisht anglezët. Në vitin 1847 Rothshildët i japin para hua Irlandës për shkak të urisë së madhe që e kishte përfshirë atë; e financojnë luftën e Krimesë dhe i japin mjete Anglisë që ta blejë gjysmën e Kanalit të Suezit prej Egjiptit në vitin 1876. Kreditanshtallt Banka në Vjenë e udhëhequr nga Solomon Rothshildi bëhet banka kryesore depozitore e Austro-Hungarisë. Banka britanike e Rothshildit i financon minierat e arit në Amerikën Jugore.

Prej mbarimit të luftërave të Napoleonit, në vitin 1815 e deri në fillim të shekullit XX, Londra ka qenë qendër botërore financiare dhe qyteti më i pasur. Nga e tërë bota arrinin pasuri dhe para në Londër, sepse konsiderohej se ai është vendi më i sigurtë dhe më i dobishëm për t’i deponuar paratë, si dhe për të marrë hua. Në atë kohë depoziti në bankat e Londrës ishte 120 milionë funta, përkundër atij në Nju-Jork i cili ishte 40 milionë funta, në Paris 13 milionë dhe në Gjermani 8 milionë.

Në atë kohë bankierët në Londër gëzonin respekt më të lartë. Zakonisht krediti dhe besimi dorëzoheshin sipas trashëgimisë prej babës në djalin. Ndër bankierët dhe tregtarët që u vendosën në Londër ishin edhe dy djemtë e tregtarit të njohur gjerman me rrobe Johan Beringut. Djali i tij, Francisi, u bë i famshëm si një ndër bankierët më të mëdhenj në kohën e tij. Pas vdekjes, në vitin 1910, ai la pas veti një pasuri prej rreth shtatë milionë funta. Familja Beringovët, njësoj sikur Rothshildët, ka pasur të drejtë të hyjë në qeverinë britanike, të cilën e kanë financuar. Përderisa Rothshildët u orientuan nga Evropa, Beringovët u drejtuan nga bota e re - Amerika. Ata e financuan bankën e Njujorkut në vitin 1823, shtetin e Luizianës dhe shumë të tjerë, i ndihmuan hekurudhat amerikane dhe u bënë kreditorët më të mëdhenj amerikanë.

Rreth vitit 1880 të ardhurat e Beringovëve kanë qenë më të vogla se të Rothshildëve, por besimi i njerëzve ndaj firmës ka qenë më i madh. Beringovët i japin shumë hua Argjentinës e cila kah viti 1880 shumë shpejt lulëzoi ekonomikisht dhe tërhoqi shumë emigrantë dhe kapital nga Evropa. Megjithatë, kah viti 1890 qeveria e korruptuar argjentinase e sjell vendin në një gjendje të mjerueshme. Deponuesit dhe kursimtarët e humbën besimin e tyre. Filloi katastrofa financiare dhe Beringovët bankrotuan. Kjo krizë la gjurmë në tërë botën, por më shumë humbën investitorët e Londrës.

Kahmoti ari ka filluar të luajë rolin e dorës së parë në jetën ekonomike të shteteve. Baza e artë e parave ka vlerë shumë të madhe. Vlera e metalit të verdhë është caktuar nga tregu i lirë, do të thotë nga parimi i kërkesës dhe ofertës. Tash, megjithatë, gjendja krejtësisht ka ndryshuar. Vlera e arit nuk caktohet më nga tregu i lirë, por nga pesë tregtarët më të mëdhenj botëror me ari. Dy herë në ditë në Londër, në kabinetin e „Rothshildit dhe dijve të tij” tubohen ata pesë magnatë dhe e caktojnë çmimin e arit me të cilin atë ditë ai do të shitet dhe do të blehet.

Pasi që ari ka qenë dhe gjendet në sasi shumë të kufizuara, në arka pothuajse është e pamundshme të bëhen keqpërdorime me të. E gjithë ajo që paramendoi njeriu mund të jetë shumë e çmueshme dhe e dobishme, po qe se shfrytëzohet drejtë, por mund të bëhet edhe përbindësh. Shumë magacionerë të pandershëm, bile edhe sundimtarë, kanë menduar se si ta shfrytëzojnë atë. Një rast klasik në lidhje me këtë ka ndodhur midis viteve 1716 dhe 1722 në Francë. Kjo është nisma e të gjitha manipulimeve financiare që ekzistojnë dhe shfrytëzohen deri më sot.

Pas vdekjes së „Mbretit diell” Luj XIV në vitin 1715, Franca u gjet para bankrotimit të tërësishëm. Ky mbret i Francës për dallim nga të tjerët nuk synoi të arrijë famë me anë të luftërave. Ai ka pasur për qëllim që të mbahet mend sundimi i tij me madhështi dhe shkëlqim, të shquhet si udhëheqës i klasicizmit francez. Ai me të vërtetë arriti ta bëjë një gjë të tillë duke e ngritur jashtëzakonisht shumë prestigjin e Francës në çdo aspekt jo vetëm si fuqi politike, por edhe si një ndër kombet më të kulturuara. Megjithatë, ai të gjithë këtë e arriti me shkatërrimin ekonomik dhe financiar. Pas tij Franca mbeti borxh 3 miliardë funta (përafërsisht aq franka të sotshme). Një irlandez i gjykuar për vrasje arrinë të strehohet në Francë dhe ta bindë qeverinë franceze se është në gjendje ta shpëtojë ekonominë e saj. Në atë kohë bankat private e kontrollonin furnizimin e vendit me para në të cilat ishin të deponuara sasi të nevojshme të arit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe236
ISBN9789928253040
RedaktoriApostol Duka
Viti i Botimit2017
VendodhjaDurrë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiHamdi Iliazi
HistoriBota