Lois P. Frankel A-004321
Libër i ri
Ky Libra përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për tu socializuar në vendin e tyre të punës.
10 Artikull Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Data e disponueshme:
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
ISBN | 9789928060679 | |
Customer Reviews
Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do tju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë. Pasi të keni mbaruar me vlerësimin e vetes hidhuni menjëherë tek ato sjellje specifike, me të cilat ndesheni më shpesh. Për secilin gabim, do të gjeni këshilla që mund tju shërbejnë ose për tu kundërpërgjigjur ndaj sjelljes që ju dëmton, ose për ta neutralizuar krejtësisht atë. Siç thashë edhe më sipër, këto janë këshilla konkrete për kliente dhe raste reale, por si në çdo sipërmarrje që do angazhim, edhe këtu do të keni sukses, vetëm nëse përpiqeni, kryeni me përpikëri atë që ju këshillohet dhe mbi të gjitha, të besoni tek ndryshimi. Copeza nga Kapitulli 1 Të fillosh nga e para Të gjitha sjelljet e kanë një qëllim; merrni pak minuta vetëm për të kuptuar se çfarë synimi keni ju. Përpara së gjithash, duhet të dini një nga gjërat më të rëndësishme, të besoni se gabimet që ju rrezikojnë karrierën apo potencialin tuaj profesional, nuk ndodhin se ju jeni të paaftandoshta të tjerët kërkojnë që ju të mendoni kështu për veten. Ju thjesht keni vepruar sipas mënyrës që e keni konsideruar më të mirën për tu socializuar dhe për të qenë pjesë e një mjedisi shoqëror. Në vajzëri, askush nuk na ka treguar se të veprosh ndryshe nga tradita është një zgjedhje, për këtë arsye ne se bëjmë dot. Ndonjëherë ndoshta na mungon kurajoja për të vepruar ndryshe, ndonjëherë na duket sikur gjendemi përballë alternativash të varfëra dhe nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ose në raste të tjera, rrezikojmë duke përvetësuar modele sjelljesh të grave të tjera. shpesh vajzat nuk shkëputen dot nga ato që kanë mësuar në fëmijërinë tradicionale, edhe pse shpesh e dinë mirë që kjo i lë shumë prapa. Për këtë arsye ndodh që ne femrat nuk arrijmë të shohim përtej kufinjve tradicionalë të cilët na kanë kufizuar parametrat e ndikimit tonë në fushën ku veprojmë. Kjo përbën rrezik dhe konsiderohet si kalim i caqeve të lejuara, apo si një mënyrë mashkullore e të vepruarit. Ndoshta keni dëgjuartë thuhet për një femër: sillet si burrë. Në fund të fundit duket sikur është e lehtë të jetosh sipas mënyrave të mirëpranuara në shoqëri, edhe pse ato mund të jenë jashtë jush apo temperamentit tuaj, por fiksojeni mirë se kompromisi për të jetuar një jetë të kufizuar nga të tjerët, do tju bëjë të jetoni në një jetë të mbushur me limite, që nga gjërat më të vogla e në dukje të parëndësishme. Çfarë do të thotë konkretisht të jetosh më shumë si vajzë se sa si grua? Asgjë më shumë se sa zgjedhja e femrave për të përvetësuar sjellje në përputhje me atë çka pritet prej tyre dhe jo sjellje që do ti ndihmonin për tu përmbushur apo për të rritur shkallën e perceptimit për vetëvlerësim. Kur je rritur dhe sillesh ende më shumë si vajzë se sa si grua, do të thotë që je pjekur fizikisht, por jo emocionalisht. Për momentin mund të na duket sikur na lehtëson ndërsa jetojmë në këtë botë dilemash të pafundme, por e vërteta është se nuk na lejon të ushtrojmë plotësisht kontroll në fatin e jetës sonë.
Faqe | 322 |
ISBN | 9789928060679 |
Viti i Botimit | 2013 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Kozeta Kurti |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
Ky libër përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për t’u socializuar në vendin e tyre të punës. Kini parasysh se askush nuk i bën të gjitha, por secila bën më shumë se një.
Ky Libra përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për tu socializuar në vendin e tyre të punës.