Mjeshtri dhe Margarita Shiko më të madhe

Mjeshtri dhe Margarita

Mihail Bulgakov A-003957

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061317

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij. Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes asaj që është e gënjeshtërt dhe së vërtetës. Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t'i shkuar këtij "teatri" deri në faqen e fundit i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi që të bëjë zgjedhjen e duhur mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhshmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë. Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të reflektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar. Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

Të dhëna

Faqe616
ISBN9789928061317
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë