Udhetimi i parvanes Shiko më të madhe

Udhetimi i parvanes

Deborah Ellis BDR041

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe.

Më shumë detaje

74 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995621278

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe. Dyshekë, rrogoza, tenxhere dhe filxhanë çaji qenë shpërndarë gjithandej. E njohu atë pamje. Ishte pamja nxito-për-të-shpëtuar-kokën. Kishte parë shtëpitë e veta në këtë gjendje, kur familja e saj rrëmbente disa sende dhe vraponte para se të vinin bombardimet. Vrau mendjen se ku mund të kishin shkuar banorët e këtyre shtëpive. Mbas gjase ata do të ktheheshin prapë për ti rindërtuar, kur gjendja të ishte e sigurt. Qëndrimi në atë fshat të braktisur ishte i frikshëm. Ndihej sikur po e vëzhgonin, megjithatë përreth nuk dukej këmbë njeriu. Flladi solli në veshët e saj një angullimë të mekur. Dukej si mjaullimë koteleje. Parvana ndoqi zërin. Angullima vinte nga shtëpia e fundit. Parvana qëndroi te pragu i derës. Një pjesë e tavanit kishte rënë dhe vajza vështroi mbi rrënoja për të parë nga vinte zhurma. Pastaj e pa. Nuk ishte kotele. Në një qoshe të dhomës ndodhej një foshnjë, shtrirë në shpinë

Të dhëna

Faqe160
ISBN9789995621278
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë