Eugjen Onjegini Shiko më të madhe

Eugjen Onjegini

Aleksander S. Pushkin A-007904

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër ushtrisë së Napoleonit. Fshatarët që bënë pjesë në ushtrinë ruse prisnin heqjen e bujkrobërisë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789992743158

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Aleksanderi l, i trembur nga kjo psikozë dhe i shtyrë nga qarqet e larta aristokratike ruse, ndoqi një politikë reaksionare. Kjo politikë shtypëse shkaktoi pakënaqësi të fshatarësisë, të cilët iu përgjigjën shtypjes me kryengritje pas 1812.

Pakënaqësia u rrit edhe në ushtri dhe disa regjimente ngritën krye. Një lëvizje e fortë kundër autokracisë dhe sistemit bujkrob lindi në radhët e inteligjencës ruse. Organizohen shoqëri të fshehta politike, të cilat çuan në kryengritjen e vitit 1825 në Sheshin e Senatit, por kjo kryengritje u shtyp nga qeveria cariste. Këto vite paraqiten edhe në veprën e Pushkinit.

Autori demaskon aristokracinë ruse të tri kategorive: aristokracinë e provincës, aristokracinë e Moskës dhe aristokracinë e Peterburgut. Ai i përshkruan me nota satirike aristokracinë e provincës. Për këta njerëz është karakteristikë injoranca, ngathtësia mendore, besnikëria e verbër ndaj zakoneve të së kaluarës. Gjithashtu, paraqitet edhe gjendja e rëndë e bujkrobërve dhe trajtimi i tyre nga bujkrobërit. Por në qendër të romanit është dashuria midis Eugjen Onjeginit dhe Tatjanës, një dashuri e nuk u realizua dot kurrë.

Të dhëna

Faqe232
ISBN9789992743158
Viti i Botimit2001
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiLasgush Poradeci