Burrat e vertete nuk thone kurre me fal Shiko më të madhe

Burrat e vertete nuk thone kurre me fal

Jim Belushi BOG0076

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal",është një Libra i shkruar nga ylli i kinemasë hollivudiane, Jim Belushi me nota të thella autobiografike, ku aktori ka provuar te jetë në rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkëlqyer në kinematografi, por nuk e ka ndier veten të realizuar pa thënë ato që vetëm ai i di për jetën nëpër te cilën ka shkelur

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994344161

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mbi autorin Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the kids" (1978) për "Paramount", dhe më pas disa role televizive. Në 1983-shin, ai iu bashkua kastit të aktorëve të "Saturday Night Live" (1975) për 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual në Çikago", në teatrin "Apollo" të Çikagos; 1981 "Piratët e Penzance"; 1984: "Perëndimi i vërtetë", 1986: Bashkautor dhe aktor në komedinë e tij të parë televizive "Xhim Belushi-ditëlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual në Çikago" baza e filmit të ardhshëm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet në Broaduej me dramën "Bashkëbisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton në Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzën e saj, Jamison dhe me të birin Robert, që e ka nga martesa e tij e parë.Kur Belushët ikën nga Qyteza e KorçësI lindur në Nju Jork nga prindër korçarë, Jim Belushi është përfaqësues i fëmijëve të brezit të vjetër, shumica e të cilëve e kanë Shqipërinë më shumë një amanet familjar se sa një shqetësim real. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen në vitin 1934, në moshën 15-vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Xhon Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit, i cili u nda nga jeta në vitin 1982. Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij shqiptare. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizioni Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".Vizita e Jim Belushit në ShqipëriAktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti në Rinas në vitin 1995. Ai mbërriti në Shqipëri me të atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1934 dhe me djalin e tij 14 vjeçar, Robertin. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri aktori i njohur së bashku me djalin dhe të atin vizitoi edhe fshatin e origjinës në Korçë. Ata takuan njerëzit e afërm me të cilët kishin lidhje gjaku si dhe personalitete të ndryshme të vendit. Po ashtu u organizuan edhe disa takime të aktorit të famshëm në Kinostudio me punonjësit e kineastët. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, që nga takimi me Jimin gjatë vizitës në Shqipëri e në takimet e mëvonshme kur ai vetë jetonte në Amerikë, ka shkruar këto mbresa për Belushin: "Jimi është njeri shumë i dashur dhe i sinqertë, por po aq i ndjeshëm dhe me temperament shpërthyes si rrallë shqiptar" (Shkrimi "John Belushi, komiku i madh me fat tragjik"). Pas një qëndrimi disaditor, familja Belushi u kthye në Amerikë. Vetëm pak kohë pas vizitës në Shqipëri i ati i aktorit të njohur, Adem Belushi, vdiq në Amerikë.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Faqe329
ISBN9789994344161
V. Bot2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEliona Balilaj