Cmim i reduktuar! Midis Drinit dhe Vjoses Shiko më të madhe

Midis Drinit dhe Vjoses

Maximilian Lambertz BAT0035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Midis Drinit dhe Vjosës përmban një prej koleksioneve që Maximilian Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht; nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore; si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qendrimit në Shqipëri.

Më shumë detaje

490 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928116062

380 Lekë

-24%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Botimi i veprës së tij në 3 vëllime është realizuar me bashkëpunimin e Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Shoqatës për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Shtëpisë Botuese Botart. Autori është i vetmi ndër albanologët e huaj që iu kushtua jo arkeologjisë, historisë, etnologjisë dhe gjuhës shqipe, por njërës prej dijeve më të vona të saj, folkloristikës. U mor thuajse me të gjitha format e shfaqjes së traditës gojore: në poezi e në prozë, me përrallën, këngën rituale, eposin heroik legjendar etj. Midis Drinit dhe Vjosës përmban një prej koleksioneve që Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht; nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore; si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qendrimit në Shqipëri. Janë poezi e përralla të botuara gjermanisht dhe të krahasuara me motive të ngjashme të popujve të Europës dhe të kulturave e qytetërimeve të tjera. Një qasje shumë origjinale dhe e dobishme në ditët e sotme, në kuadrin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Të dhëna

Faqe126
ISBN9789928116062
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Mici