Ha, ushqehu, rrezato Shiko më të madhe

Ha, ushqehu, rrezato

Amelia Freer BLV0020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Janë të paktë ekspertët që japin këshilla për të rënë në peshë duke dhënë receta të shijshme, pa ndëshkuar veten teksa ndodhemi para ushqimeve. Prandaj ky libër vjen si zgjidhje tejet praktike dhe e provuar si e suksesshme, ku me 10 hapa të thjeshtë për të lënë kilet e tepërta, për t’u dukur më të rinj dhe për t’u ndier më të shëndetshëm. Ndiqni këshillat e dietologes dhe specialistes së ushqimit të shëndetshëm, Amelia Freer, e cila me librin që përmban 120 recetat është kthyer në bestseller ndërkombëtar

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216038

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Rreth librit

Dietologia Amelia Freer ka një eksperiencë thuajse dhjetëvjeçare, gjatë sëcilës u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve dhe shumë të tjerë presin me padurim të marrin këshilla prej saj.

Në këtë libër të shkëlqyer dhe me ilustrime, ajo na njeh me dhjetë hapa të thjeshtë, që do t’ju bëjnë të harroni të gjithë dietologët me të cilët jeni këshilluar më parë dhe të ndërmerrni një rruge të re drejt rinisë së përjetshme.

Pasi na zbulon sekretet që ka ndarë me klientët e saj, Amelia na çon drejt një filozofie të thjeshtë, e cila na ndihmon të marrim vendime të shëndetshme në lidhje me ushqimin dhe na bën të harrojmë të gjitha zakonet e lidhura me ushqimin e pashëndetshëm, që të bën të ndihesh i lodhur dhe i plogësht.

Me një sërë recetash të dedikuara, të thjeshta, të shijshme dhe shumë të ushqyeshme, ajo na tregon se nuk është nevoja të bëjmë kompromis me shijen, për t’u ushqyer si duhet. Të ushqehesh shëndetshëm nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë dhe shpërblyese.

Thanë për librin

“Këshillat e Amelias ndryshuan marrëdhënien time me ushqimin dhe si pasojë, edhe me veten dhe me punën time”

Boy George

“Një metodë e freskët dhe praktike për të ngrënë dhe gatuar shëndetshëm”  

Ruth Rogers

Të dhëna

Faqe272
ISBN9789928216038
Titulli origjinalLiving
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Çikopano