I ri I ri 30 DITE - Ndrysho zakonet, Ndrysho jeten Shiko më të madhe

30 DITE - Ndrysho zakonet, Ndrysho jeten

Marc Reklau BOT0868

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën"  është udhëzuesi më i përshtatshëm për t'u bërë trajnuesi dhe udhërrëfyesi i vetes suaj. I frymëzuar nga më shumë se njëzet e pesë vjet studimi i filozofive globale, Reklau e ka plotësuar këtë udhëzues të gjithanshëm me ushtrime të përditshme, anekdota plot kuptim dhe hapa të arritshëm. Duke ndjekur planin e tij të drejtpërdrejtë, do të hapni dyert e një bote plot liri, gëzim dhe pasuri në çdo stinë.

Më shumë detaje

1107 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006370

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jeni lodhur duke pritur për rrugën e lehtë? Ndryshoni mendësinë me disa hapa të thjeshtë dhe hapeni vetë rrugën drejt lumturisë.

* * *

Në librin "30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën", do të zbuloni:

- Si ta shndërroni pozitivisht trajektoren tuaj në vetëm një muaj, në mënyrë që mezi ta prisni lindjen e diellit

- Një bazë të qëndrueshme shkencore, të mbështetur në neuroshkencë dhe psikologjinë pozitive, e cila përdor teknika të provuara për të ngritur humorin

- Si të forconi vullnetin dhe përkushtimin, duke i shfrytëzuar këta për arritjen e suksesit

- Projekte për kultivimin e marrëdhënieve me vlera që do t'ju mbështesin për vitet në vijim

- Mënyrat për t'i kthyer përpjekjet gjysmake në zakone energjike, këshilla për të fituar qartësi dhe shumë e shumë të tjera!

"30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën" është rruga drejt së ardhmes së shkëlqyer dhe mund të konsiderohet si libri hyrës në serinë "Ndrysho zakonet, ndrysho jetën". Nëse ju pëlqejnë projektet optimiste, shembujt realistë dhe këshillat praktike, do ta shijoni pa masë si burim të fuqishëm mësimi këtë libër nga Marc Reklau.

* * *

Ju duket se gjërat e mira kalojnë pa u ndalur te ju? Jeni të shqetësuar se nuk po e jetoni jetën në maksimum? Jeni mërzitur duke parë se si ju gërryhet vetëbesimi? Folësi dhe trajnuesi i  korporatave Marc Reklau kaloi nga dëshpërimi si i papunë në realizimin më ngadhënjimtar të ëndrrave të tij, duke vënë në zbatim një grup ushtrimesh të krijuara me kujdes. Dhe tani, po jua mëson edhe juve metodat e tij të thjeshta që të maksimizoni potencialin e fjetur brenda jush.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe256
ISBN9789928006370
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë