I ri Sherbetorja po vezhgon Shiko më të madhe

Sherbetorja po vezhgon

Freida McFadden BOT0907

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga shkrimtarja Freida McFadden e librave bestseller të New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal vjen romani i ri i serisë "Shërbëtorja", me kthesa të pabesueshme e plot tension. Ky libër mund të shijohet edhe si roman më vete. Dhe me të filluar leximin e tij, nuk do ta lëshoni nga dora derisa të mësoni kthesën e fundit shpërthyese. Libri hidhet në qarkullim duke nisur nga data 26 gusht 2024. Porosite tani online tek Bukinist

Më shumë detaje

1021 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006646

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

– Ju duhet të jeni komshinjtë tanë të rinj! – thotë duke na përshëndetur me dorë zonja Louel, e cila afrohet te kangjellat. Kap dorën e sime bije dhe i buzëqesh, por në atë çast zonja Louel shikon tim shoq dhe fytyra i merr një shprehje të çuditshme. Është ai çasti kur bëj një premtim. Më në fund, kemi një shtëpi si familje. E kaluara ime ka mbetur pas, shumë pas. Dhe do të bëj gjithçka që ta mbaj larg...

Dikur pastroja shtëpitë e të tjerëve; tani nuk më besohet se kjo shtëpi është imja. Kuzhina e bukur, rrugica e qetë, oborri gjigant ku mund të luajnë fëmijët. Im shoq dhe unë kemi vite që kursejmë për t'u dhënë fëmijëve jetën që ata meritojnë.

Edhe pse jam shumë dyshuese ndaj komshies sonë të re, zonjës Louel, kur ajo na fton për darkë shikoj mundësinë që të bëjmë miq. Shërbëtorja e saj hap derën e veshur me përparëse të bardhë e me flokët të mbledhur top. E di me saktësi si ndihesh po të jesh në vend të saj. Por shikimi i saj i akullt më fut dridhmat...

Shërbëtorja e Louelëve nuk është gjëja e vetme e çuditshme në rrugicën tonë. Jam e sigurt se dalloj një hije që na vëzhgon. Im shoq del nga shtëpia natën vonë. Dhe kur takoj një grua që banon matanë rrugës, fjalët e saj më futin akullimën deri në palcë: Kujdes nga komshinjtë.

Mos bëra një gabim të tmerrshëm që e solla familjen time këtu?

Mendova se i kisha lënë pas të fshehtat e mia më të errëta. Por, mos vallë kjo rrugicë e qetë në rrethinë është vendi më i rrezikshëm nga të gjitha vendet?

REVIEWS

"Fantastik... Nuk numërohen sa herë mbeta gojëhapur gjatë leximit të këtij romani... E përpiva krejt librin me një frymë... Nuk e lëshoja dot nga dora... Më pëlqeu shumë."

– @readingwithmamaeast.

"Uau. Mbeta gojëhapur dhe më ra libri nga dora në disa prej kthesave të ngjarjes... E lexova me një frymë. Ishte tronditës, befasues... Më pëlqeu."

– Curling up with a Coffee and a Kindle.

"Më pëlqeu, më pëlqeu dhe sërish më pëlqeu!!!... Ky libër më la pa gjumë duke e shfletuar, aq sa mendova se do të më mpihej gishti... Uau dhe sërish Uau. Mbeta gojëhapur. Krejtësisht pa fjalë... Fantastik."

– Blue Moon Blogger.

"5 YJE!!!... Më mbërtheu dhe NUK e lëshoja dot nga dora... kthesat qenë të jashtëzakonshme."

– Goodreads reviewer.

"O Zot!... Libri më i mirë deri më tani. Jam ende e tronditur nga kthesat e papritura dhe nga përfundimi!... Absolutisht fantastik."

– Jessica's Book Biz.

"E lexova me një frymë ngaqë nuk e lëshoja dot nga dora... Me të vërtetë që nuk kam lexuar kurrë kaq shpejt një libër... Mbeta kaq e kaq herë gojëhapur."

– Goodreads reviewer.

"E përpiva më një frymë këtë libër. Sigurohuni që të lini të gjitha punët e tjera, sepse nuk do ta lëshoni dot nga dora!... Libër që duhet lexuar pa tjetër."

– Goodreads review.

"Ajo që mund të them është vetëm UAU! Freida goditi sërish. Më pëlqeu nga fillimi deri në fund!

– Goodreads review.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe360
ISBN9789928006646
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Sudar
RomanMister&Thriller