
Enriko Brici u lind në Nisë në vitin 1974. Në librin "Një histori dashurie me rock & roll - Xhek Frushante la grupin", dëshmi e aftësisë shpërthyese për të folur me të gjithë e për të gjithë, ka përshkruar hapat e parë në jetën shoqërore të një djaloshi të hedhur, që ngërthen në vetvete gjithë çapkënllëqet dhe harenë e moshës, i gatshëm t'u dalë ballas telasheve e mashtrimeve, kryelartë ndaj kujtdo që rreket t'i kallë frikën.
Stili letrar i Enriko Bricit shquhet për njëfarë anarkie gjuhësore. Pikësimi dhe kujdesi në përdorimin e duhur të kohëve të foljeve nuk janë shumë të pranishëm, ashtu si në të folurit e shkujdesur të të rinjve , që është i pasur me zhargone dhe dialekte. Stili i Bricit karakterizohet nga i ashtuquajturi "përroi i ndërgjegjes".
Falë gojëtarisë që s'ka të sharë dhe përshkrimeve mjeshtërore, vihet në ballë të shokëve dhe u hap sytë; një udhërrëfyes i sigurt që s'lë dy gurë bashkë. Gjuha, e mbarsur me lojëra fjalësh dhe konceptesh, duke arritur kulmet e ilaritetit dhe të shpotisë, e bën këtë roman mishërim të prirjeve rinore, idhull të adoleshentëve.

Entela Komnino ka studiuar për Gjuhë- letërsi në Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës (1987-1991), ku është diplomuar me punimin shkencor ‘Proza e shkurtër e Faik Konicës’. Ka punuar gazetare dhe më pas ka vazhduar studimet doktorale për letërsi.
Entela Tabaku (Sörman) u lind në Shkodër më 1971.Që prej vitit 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar disa cikle me poezi: - pesëdhjetë poezi dhe pesë intermexo (At Gjergj Fishta, Shkodër, 1996) - një grusht jetë sa me vdekë (Adonis, Tiranë, 2016) - poemat e hueja (Pegi, Tiranë, 2017)

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Ai u bë i famshëm me serinë prej 8 vëllimesh të Artemis Fowl, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe ka fituar një numër të madh çmimesh



Eqrem Çabej ishte gjuhëtar dhe studiues i cili ia kushtoi një jetë të tërë historisë së shqipes, letërsisë, etnologjisë dhe kulturës shqiptare.

Erald Kapri është gazetar, pedagog i shkencave të komunikimit dhe studiues, i diplomuar në Universitetin e Tiranës. Ai ka përfunduar masterin në Universitetin e Westminster-it në Londër dhe aktualisht ështëi përfshirë në studimet që zbardhin çështje të së kaluarës, parë në këndvështrimin e arkivave të huaja
Erenestina Gjergji Halili është gazetare, poete dhe pedagoge e letërsisë shqipe, e specializuar në studimin e dramës shqipe