
Besart Kadia ka përfunduar studimet e tij në Radley College (2002-2004) në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka ndjekur studimet në Universitetin e Bristolit (2004-2007) për Ekonomi dhe Financë. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës. Gjatë viteve 2009-2013 ai ishte koordinator kombëtar për Programin Rajonal të Promovimit të Kërkimit Shkencor të drejtuar nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër i mandatuar nga Swiss Development Cooperation kushtuar promovimit të studiuesve të rinj në shkencat sociale në Shqipëri. Gjatë vitit 2011 ai punoi si Trainer për Procredit Bank dhe ka përvojë si auditues për Ernst dhe Young Assurance dhe Shërbime Këshilluese të Biznesit (2007-2008). Gjatë 2013-2017 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike duke u angazhuar në kërkim shkencor dhe në promovimin e ideve libertariane në Shqipëri përmes botimeve, konferencave dhe trajnimeve.
Ai është gjithashtu autor i disa artikujve në revista akademike dhe autor i Trillerit Politik “Loja e Vjetër”.



Besnik Mustafaj është poet, romancier, eseist, autor i disa librave për fëmijë. Pjesë e aktivitetit të tij ka qenë edhe politika dhe diplomacia
Bessa Myftiu – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht. Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip : Vëllimi me poezi në dy gjuhë « Miq të humbur » / Des amis perdus, romani « Rrëfime nga vendet e harruara », si dhe përmbledhja me tregime « Drejt të pamundurës ».









Bianka Pitzorno ka lindur më 12 gusht 1942 në Sassari të Italisë dhe është shkrimtare, eseiste dhe edukatore e njohur. Ajo është bërë e njohur si romanciere për fëmijë dhe që nga viti 2000 është ambasadore e UNICEF-it






