
Antonio Babliku është njëri prej shkrimtarëve të rinj dhe premtues në prozën shqipe. Ka nisur studimet për letërsi dhe ka botuar disa romane për të rinj në anglisht në formatin e-book. "Magjia universale - Akujt është sprova e parë në shqip në prozën e gjatë.


Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.

Antuan Grizman është ylli i futbollit trengjyrësh që prej hyrjes së tij të parë si sulmues i skuadrës së Francës në vitin 2014 dhe shpërthimeve të tij në Europianin e 2016-ës ku u cilësua si golshënuesi më i mirë. Në serinë e tij të parë të librave Gol frymëzuar nga jeta e tij, ai ndan ëndrrat dhe shpresat e tij si lojëtar i ri si dhe vlerat njerëzore e sportive.








