


Lindi në vitin 1952 në Kajro të Egjiptit. Studioi arkitekturë në Romë, por me t’u kthyer në Greqi iu përkushtua gazetarisë. Njëkohësisht, filloi të merrej edhe me përkthime. Ka dhënë në greqisht mbi pesëdhjetë romane, tregime dhe ese autorësh italianë. Në vitin 2003, u nderua me Çmimin e Përkthimit të shtetit grek, kurse një vit më vonë shteti italian e nderoi me titullin Kalorës i Punës. Qysh nga viti 1989, bashkëpunon me gazetën Avgi, kurse nga viti 1998 është përgjegjës për letërsinë e huaj në Shtëpinë Botuese prestigjioze Kastanjotis. Në bashkëpunim me Antonio Tabucchi-n, shkroi librin Një këmishë gjithë njolla (1999).
Anthony Doerr ka lindur dhe është rritur në Kliveland, Ohajo. Ai është autor i përmbledhjeve me tregime “Muri i kujtesës” dhe “Koleksionisti i gëzhojave”, i librit me kujtime “Katër stinët në Romë”, si dhe i romaneve “Për hijeshinë” dhe “Jo gjithë dritën mund ta shohim”. Është fitues i çmimit Pultizer për kategorinë fiction në vitin 2015, si dhe i Medaljes së Ekselencës Andrew Carnegie po për kategorinë fiction.


Anthony Robbins është autor, trajner, motivues dhe filantrop i shquar amerikan. Robbins njihet për seminaret e tij të jashtëzakonshme dhe për dy librat e tij kryesorë të disiplinës së zhvillimit personal: Pushtet i pakufishëm dhe Zgjoni gjigandin e brendshëm. Ka lindur më 29 shkurt 1960 në Kalifornia të SHBA-së.




