Aleksander Moisiu ne shtypin francez te kohes 1912 - 35 Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Aleksander Moisiu ne shtypin francez te kohes 1912 - 35

Aurenc Bebja A-000056

Libër i ri

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327352

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Aleksandër Moisiu ka lindur më 2 prill 1879 në Trieste dhe është ndarë nga jeta më 23 mars 1935 në Vjenë.
Marrëdhëniet e këtij gjiganti të skenës me Francën kanë qenë vërtet speciale, të llojit “je t’aime, moi non plus…”. Si një ikonë e teatrit të Kontinentit të Vjetër, shtypi francez i kohës i ka kushtuar një seri shkrimesh që nga viti 1912 e deri më 1935-n, duke ndjekur në këtë mënyrë lëvizjet e tij nëpër disa shtete si në Francë, Austri, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Argjentinë, Rumani dhe Belgjikë. Kritika franceze e mirëpret artin e tij në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë). Rikthimi i tij i fuqishëm në skenën e teatrit francez dhe “pajtimi” me publikun vendas do të ndodhë vetëm disa vite më vonë, në tetor të 1927-s, megjithëse ishte parashikuar që të shkonte në qershor të po atij viti, por disa mosmarrëveshje ose keqkuptime bënë që ky rithkim të shtyhej për disa muaj. Aleksandër Moisiu do të shkëlqejë në Francë duke aktruar si në gjuhën e Gëtes ashtu edhe në atë të Molierit. Me këtë rikthim të suksesshëm në Francë, gazetat vendase do të vazhdojnë të ndjekin nga afër aktivitetin e talentit me origjinë shqiptare duke e mbajtur kështu gjithmonë e më pranë publikut francez, deri në frymën e tij të fundit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe162
ISBN9789928327352
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë