I ri Cmim i reduktuar! Pema e dëshirave Shiko më të madhe

Pema e dëshirave

Katherine Applegate BOT0305

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori...

Më shumë detaje

12 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët216
ISBN9789928003065

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është “pema e dëshirave” e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos. Bashkë me një sorrë me emrin Bongo dhe me kafshët e tjera që strehohen në zgavrat e saj, kjo pemë dëshirash vigjilon mbi lagjen.

Ju mund të mendonit se Kuqoja i ka parë të gjitha.

Derisa në lagje vjen një familje e re. Jo të gjithë janë të mirëpritur dhe përvoja e Kuqos si pemë dëshirash bëhet më e rëndësishme se kurrë.

Zbavitës, plot mendim, plot ndjenjë e hijeshi, ky libër është ndoshta libri më i mirë i Katherine Applegate; libër që buron nga shpirti e që rrëfehet nga një këndvështrim krejtësisht i pazakontë.

Ky libër rekomandohet për lexim jashtë klase.

Thanë për librin:

Në listën Top 20 Children’s Books. Rrëfenja bestseller e New York Times-it që flet për dashurinë, miqësinë e shpresën.

Plot ngrohtësi e mendim, kjo histori rrëfehet nga perspektiva e një lisi plak që ka parë gjithçka në jetë. Shkrimtarja e bestsellerëve Katherine Applegate i mban lexuesit të lidhur pas pemës së vjetër, ashtu siç janë të lidhur pas saj kafshët e njerëzit që jetojnë tek ajo dhe pranë saj. Ky rrëfim i shkurtër por i ngjeshur i drejtohet lexuesve të shkollës nëntëvjeçare që kanë nisur të pëlqejnë romanet me pak ilustrime por që përmbajnë më shumë mendim.

- Seira Wilson, redaktore në Amazon.

“Pema e dëshirave” nga Katherine Applegate është pikërisht ajo që mund të presë lexuesi nga një shkrimtare që ka fituar medaljen “Newbery”. Plot mendim, prekës dhe në kohën e duhur. Është një histori që do t’i shtyjë nxënësit e shkollës nëntëvjeçare të mendojnë e të diskutojnë, çka është saktësisht ajo që pritet nga letërsia e mirë.

- Alice Cary, BookPage

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët216
ISBN9789928003065
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7 - 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x20.5 cm
PërkthyesiNikolla Langore