I ri Amari dhe vellezerit e nates - Libri i pare Shiko më të madhe

Amari dhe vellezerit e nates - Libri i pare

B. B. Alston BOT0823

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër i parë i serisë ka kapur majat dhe ka për t'u pëlqyer shumë nga nxënësit deri në shkollë të mesme, që janë dashamirës të Harry Potter-it, Percy Jackson-it dhe filmave "Njerëzit me të zeza"... Një fantazi e shkëlqyer që do të tërheqë menjëherë lexues dhe do t'i bëjë të kërkojnë vazhdimin

Më shumë detaje

1103 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006103

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Amari Peters nuk resht së besuari që vëllai i saj i zhdukur, Kuintoni, është ende gjallë. As kur policia thotë të kundërtën apo kur hyn në telashe duke u përballur me ata që i thonë se ai ka ikur një herë e mirë. Prandaj, kur gjen një valixhe të pazakontë në depo, me një ftesë për të marrë pjesë në një konkurs në Byronë e Çështjeve të Mbinatyrshme, i mbushet mendja që, kjo organizatë e fshehtë ka çelësin e vendndodhjes së Kuintonit por, më parë, duhet të besojë se ekzistojnë edhe magjistarët, zanat, alienët dhe krijesa të tjera të mbinatyrshme.

Tani, duhet të konkurrojë kundër fëmijëve që e kanë njohur magjinë prej kohësh. Pavarësisht përpjekjeve, Amari nuk i shpëton dot dyshimit dhe vëzhgimit të tyre, sidomos kur talenti i saj gjithnjë në rritje për të mbinatyrshmet cilësohet si "i paligjshëm". Me një magjistar të lig që kërcënon botën e mbinatyrshme dhe shokët e klasës që e kujtojnë si armike, Amari ndihet tepër e vetmuar. Por, nëse nuk e kalon dot provën, nuk ka për ta zbuluar kurrë se ç'ka ndodhur me Kuintonin.

REVIEWS

"Ky libër i parë i serisë ka kapur majat dhe ka për t'u pëlqyer shumë nga nxënësit deri në shkollë të mesme, që janë dashamirës të Harry Potter-it, Percy Jackson-it dhe filmave "Njerëzit me të zeza"... Një fantazi e shkëlqyer që do të tërheqë menjëherë lexues dhe do t'i bëjë të kërkojnë vazhdimin."

— School Library Journal

 "Me këtë fillim mahnitës, autori Alston e hedh heroinën guximtare në një peizazh të mbushur me krijesa magjike dhe mitike e plot me rreziqe. Amari, një vajzë e thjeshtë, përballet me privilegjet dhe paragjykimet e të tjerëve edhe kur hyn në botën e çudirave, humorit dhe aventurës, duke u shndërruar në një fitimtare që na rrëmben zemrën."

— Publishers Weekly

"Historia na njeh me një botë magjie, rreziku, emocionesh dhe humori. Edhe pse mund të hiqen shumë paralele mes protagonistes dhe një djali magjistar, lexuesit do të mbajnë anën e këmbënguljes dhe mprehtësisë të pakrahasueshme të Amarit."

— Horn Book Magazine

"Një fantazi magjepsëse e mbushur me aventurë dhe shpirt. Amari është magjike!"

— Angie Thomas, autore bestseller e librit "Mos mbill urrejtje"

"Si vajzë me ngjyrë, dikur e mënjanuar, që nuk doja asgjë më shumë në botë se të isha magjike, ky libër është këngë për shpirtin tim. Amari është heroina që na duhet të gjithëve."

 — Nic Stone, autore bestseller e librit "I dashur Martin"

  "I mprehtë, plot imagjinatë dhe ndjenjë. E dashurova çdo faqe të magjishme."

— J.C. Cervantes, autore bestseller e librit "Vrapuesi i stuhisë"

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe444
ISBN9789928006103
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanFantashkencë