Joe Biden – enderrimtari amerikan Shiko më të madhe

Joe Biden – enderrimtari amerikan

Evan Osnos A-000662

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo biografi sjell anen e panjohur te Joe Biden, - jeten e tij, sfidat, por edhe prapaskenat qe po sillnin perballjen me te madhe ne historine e Amerikes me presidentin Donald Trump.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928314208

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dymbëdhjetë vjet pas krizës financiare, virusi e kishte shpartalluar përsëri mitin e Amerikës së sigurt në vetvete. Disa nga paketat më të mëdha financiare të shpëtimit që miratoi Kongresi për biznesin e vogël, në fakt shkuan për sektorin financiar.

Miliona dollarë emergjence cash shkuan për “zyrat e familjeve”, kompani personale investimesh që administronin pasuritë për miliarderët e fondeve të investimeve dhe individëve të tjerë të pasur.

Bajdeni doli në foltore për të lajmëruar një investim 775 miliardë dollarësh për të rimëkëmbur ekonominë, duke dhënë fonde për arsimin parashkollor, kujdesin në shtëpi për të moshuarit dhe pushime të paguara, masa që, në disa vende të tjera të zhvilluara, janë rutinë.

Plani shënjestronte qartë nevojat e amerikanëve që përpiqeshin të balanconin punën me kujdesin për fëmijët dhe, shpesh, për prindërit e moshuar.

Ndërsa zgjedhjet afroheshin, Bajdeni përballej me një vështirësi: suksesi i tij politik nuk kishte ardhur kurrë nga fjalimet frymëzuese apo nga përdorimi i zgjuar i mediave sociale; i kishte ardhur nga afrimi i drejtpërdrejtë me njerëzit – por pandemia kishte bërë që ky afrim me njerëzit të bëhej pothuajse i pamundur.

Çështja ishte nëse mund të krijonte lidhje me aq shumë votues sa për të mundur Trampin, kur shumë demokratë do të kishin parapëlqyer një tjetër të nominuar demokrat.

“Presidenca nuk është thjesht një detyrë administrative… Është, pikë së pari, vendi i lidershipit moral”. Jeta e Xho Bajdenit kishte plot gabime, keqardhje dhe humbje të rënda personale. Dhe, po ta fitonte presidencën, ndoshta nuk do të përdorte shumë nga ajo retorika e zjarrtë që duhet për të prekur shpirtin e kombit.

Mirëpo, për një njeri që ndiente dhimbje, ai mund të ofronte një farë ngushëllimi, një gjuhë shërimi. Në njëqind ditët e para të administratës Bajden, ndërkohë që ai do të përpiqet të përcaktojë agjendën, nuk do t’i duhet vetëm të luftojë me kundërshtarët e së djathtës por, ka të ngjarë, të ndeshë rezistencë edhe nga brenda partisë së tij.

Në gusht, Lëvizja Lindja e Diellit, grupi që lufton kundër ndryshimeve klimatike, u drejtoi një postim në Twitter “demokratëve të establishmentit”, ku premtonte të ishte një burim i pashtershëm kritike edhe pas largimit të Trampit: “Bajdeni është vetëm mjeti për të shqelmuar Trampin jashtë Shtëpisë së Bardhë. Bëhuni gati për katër vjet skëterre nga brezi i të rinjve të zemëruar”.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe171
ISBN9789928314208
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë