I ri Marrëdhëniet me publikun Shiko më të madhe

Marredheniet me publikun

Alban Tartari TAR0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një manual që vlen për këdo, por veçanërisht për studiuesit, ekspertët dhe studentë kandidatë për fushën e marrëdhënieve me publikun.Ky libër, pas suksesit në botimin e parë, në këtë botim të dytë sjell një studim të thelluar të fushës së marrëdhënieve me publikun në Shqipëri dhe Kosovë, qoftë në fushën institucionale ashtu edhe atë korporative. Për më tepër, ky libër vjen si reflektim i përvojave konkrete të autorit në sipërmarrje të mëdha apo në auditoret e shkollave të komunikimit në Shqipëri dhe rajon.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Luis Print
ISBN9789928267375

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

I ndërtuar në formën e një monografie shkencore, bazuar edhe në recensat e profesorëve Akademik Artan Fuga, Marco Cilento dhe Mark Marku, libri “Marrëdhëniet me publikun” sjell edhe literaturën shkencore ndërkombëtare më të fundit në këtë fushë.

REVIEW

Libri që keni në dorë do t’ju vlejë shumë! Pavarësisht se cili jeni dhe çfarë bëni në jetën tuaj të përditshme! Mund të jeni gazetar, por ju, megjithatë, duhet ta dini sesi funksionojnë dhe brenda cilit kuadër etik dhe profesional veprojnë ata që ju japin informacionin që vjen nga agjencitë publike ose private, apo nga institucionet e vendit.

Mund të jeni deputet, kandidat për një vend pune, për një post në jetën profesionale ose politike, duhet të dini sesi ta paraqisni veten tuaj sa më mirë përpara atyre që do t’ju zgjedhin ose emërojnë. Mund të jeni artist, shkrimtar, aktor, keni nevojë si të komunikoni me publikun dhe ta përmirësoni imazhin tuaj si personazh shoqëror. Mund të jeni student në gazetari dhe në shkencat e komunikimit.

Dijeni se në fushën e marrëdhënieve publike keni një të ardhme profesionale, prandaj duhet ta njihni mirë këtë fushë.

Mund të jeni biznesmen, thjesht pronar i një kafeneje, apo edhe i një njësie tregtare mesatare.

Duhet të dini ta fitoni besimin e klientëve tuaj jo vetëm me shërbimin që ofroni, por edhe me pamjen, sjelljen, mënyrat tuaja të dialogimit. Sikurse është thënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qytetari më i thjeshtë deri te Presidenti, të gjithë kemi nevojë “të shitemi”.

Jo të shesim vlerat tona, por në kuptimin që pozicioni ynë në shoqëri, suksesi në punët tona, nuk varet vetëm se sa të zotët jemi realisht, por edhe se si t’i paraqesim ato në mënyrë që të kuptohen, pranohen, pëlqehen nga publiku i gjerë apo njerëzit që na rrethojnë...

Lexojeni dhe studiojeni këtë libër që sjell mendimin dhe përvojën e autorit të tij, dr. Alban Tartarit, dhe do të më kujtoni dikur sepse do të ndieni se nuk e keni harxhuar kot kohën tuaj.

Lexim të mbarë!

Teksti hyrës i botimit, i përgatitur nga Akademik Artan Fuga

Të dhëna

Faqe350
ISBN9789928267375
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri