I ri Kikirika Xhons dhe qyteti i lustruar Shiko më të madhe

Kikirika Xhons dhe qyteti i lustruar

Rob Biddulph MEP0227

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri i parë, pjesë e një serie mbi artin dhe miqësinë e vërtetë, i mbushur me aventura të jashtëzakonshme, krijuar nga mjeshtri dhe autori i DrawWithRob.

Më shumë detaje

11105 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086327

1 150 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Disa legjenda lindin, të tjerat vizatohen…

Vizatimi e mahnit Kikirika Xhonsin më shumë se çdo gjë tjetër, por, megjithatë, ai nuk ia zgjidh dot hallet. Në fillim i zhduket i ati, më pas i duhet të ndjekë një shkollë që nuk e duron dot, deri ditën kur gjen lapsin e pajisur me fuqi të jashtëzakonshme. Papritmas, ajo gjendet në një botë plot ngjyra, vizatime, por edhe rreziqe, që nuk i kishte përfytyruar më parë. Dhe, ndoshta, atje do të mund të zbulojë se çfarë i ka ndodhur të atit. Ky është libri i parë, pjesë e një serie mbi artin dhe miqësinë e vërtetë, i mbushur me aventura të jashtëzakonshme, krijuar nga mjeshtri dhe autori i DrawWithRob.

Vlerësime për librin

Një udhëtim emocionues në një botë magjike të mbushur me humorin e shkëlqyer të Robit. Gjithashtu, ky është libri i ilustruar në mënyrën më të mrekullueshme që më kanë zënë sytë ndër vite.

David Walliams

Një rrëfim i ilustruar plot gjallëri, me histori që të mbërthen, që do t’i bëjë lexuesit të kërkojnë me padurim të lexojnë vëllimin e dytë.

The Guardian

Një histori jashtëzakonisht e këndshme, e mprehtë dhe emocionuese, që do të magjepsë lexuesit e të gjitha moshave.

LoveReading4Schools

Ky libër është një vepër arti. - Blogu “Books For Topics”

Aventurat e Kikirikës vazhdojnë në librin e dytë: “Kikirika Xhons dhe dymbëdhjetë portat”, i cili do të vijë për lexuesit e vegjël në panairin e librit.

Pse duhet lexuar libri

  1.  Seri me aventura të jashtëzakonshme që do ju magjepsë.
  2.  Udhëtim emocionues në një botë magjike të mbushur me humorin e shkëlqyer të Robit
  3.  Libri i ilustruar në mënyrën më të mrekullueshme që mund të imagjinoni.

4. Rob Biddulph është fitues i shumë çmimeve si shkrimtar dhe ilustrues librash. Ka thyer Rekordin Botëror Guinness për klasën më të madhe të mësimit të artit përmes internetit, kur 45.611 familje u bënë pjesë e klasës së tij #DrawWithRob përmes YouTube

Disa legjenda lindin, të tjerat vizatohen… 

Të dhëna

Faqe371
ISBN9789928086327
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPetro Plasa