Pjetër Bogdani BAO0747
Libër i ri
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928807472 | |
"Në të 11 ligjëratat shoqëruar me poezi, Autori ndalet në mënyrë të veçantë në kryeprofecinë e ardhjes së Shelbuesit, Jezu Krishtit që arrin një përsosmëri stilistike në poezinë e Ligjëratës VI, të Sibilës së Eritresë (Sibilës së Kosovës).
Në këtë poezi më të gjatën e Shkallës (Kreut) IV dhe më të stilizuarën, me 29 vargje 11 rrokëshe, forma artistike përmes leximit vertikal të nistoreve të vargjeve, dekriptohet duke u vënë në funksion të adhurimit mistik emri i shelbuesit, Jezu Krishtit.
Poezia është një përkthim i reduktuar me dy vargje (29) i 31 vargjeve origjinale shkruar në latinisht, në monokolonë dhe varg të zgjidhur. Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 58 |
| ISBN | 9789928807472 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 12 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Letërkëmbimet zbulojnë edukatorin intelektual, por në të njëjtin plan edhe bariun besnik. Dokumentat na tregojnë sesi me Bogdanin, në këtë pjesë të errët dhe persekutuese të historisë së shqiptarëve lind edhe një frymë e re, ku krahas rezistencës ndaj turkut, shprehet kërshëria për kërkime, libra e meditime