
At Anton Harapi është klerik dhe intelektual i spikatur, autor i disa librave të karakterit filozofik, estetik dhe në prozë. Atë Anton Harapi shkroi veprat “Andrra e Pretashit”, “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”
Anton Harapi hyri në moshë të vogël në Kolegjin Françeskan. Mësime mori edhe nga At Gjergj Fishta, prej të cilit mori dashurinë për provincën, popullin dhe kombin. Më pas ai shkoi në Salzburg e Schwaz ku mori dije, mësoi gjermanishten, dhe kaliti shpirtin françeskan. Më pas u kthye meshtar në vendin e tij, në Shkodër. Arapi bën pjesë te grupi i fretërve që u edukuan në Austri me Prenushin, Justin Rrotën e Martin Gjokën.
At Anton Harapi jep mësime për fëmijët e qytetit të Shkodrës. Rrethimi i Shkodrës e zuri në Kuvendin e Arrës së Madhe.
Në pranverën e vitit 1916 malet e Veriut e sidomos Bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Shuhen familje dhe dalin troje nën lëngatën përbindëshe. Ai futet mes banorëve të sëmurë dhe jep ndihma për ta. Në vitin 1918 Harapin e gjejmë famullitár në Grudë.
Në 1924 ndërron formë qeverija. Në atë kohë pati shumë të arrestuar si Atë Palaj, Atë Harapi e tjerë.
Në vjeshtën e vitit 1926 në Dukagjini nis kryengritja. Bien postat e vendit, dorëzohet nënprefektura e Kodër-Shën Gjergj. Atë Antoni bashkë me sivëllezërit e vet nisë fushatën e ndihmave. Në vitin 1942 dy bajrakë të Veriut konfliktohen për kufirin ku At Antoni ndërhyn për të pajtuar banorët. Në vitin 1937 shkon në Bajzë të Kastratit ku ushtron misionin e meshatarit të ri. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve, At Anton Harapi arrestohet bashkë me shumë perlat të tjerë të kishës katolike, ku shumica prej tyre, ekzekutohen, burgosen dhe internohen nëpër kampet e tmerrit.
Më 20 shkurt 1946 u ekzekutua nga pushteti komunist. Atë Anton Harapi shkroi veprat “Andrra e Pretashit”, “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”.

Nuk ka libra për këtë autor