Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...
ERDHI SHOQJA NGA E ARDHMJA...! Një aventurë shpërthyese nga David Baddiel që është shumë para në kohë… 1001 VITE PARA! 2019
NJË AVENTURË E LAVDISHME MAGJIKE E HEDHUR NE QARKULLIM NGA SHTEPIA BOTUESE MEDIAPRINT
Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën.
Nëpërmjet humorit dhe lojës, kjo përrallë e mbështetur në motive popullore orienton fëmijët drejt zgjidhjes së problemeve, nxit mendimin, përcjell vlerën e miqësisë dhe të mbështetjes së njerëzve që gjenden në vështirësi.
Mangu dhe Bizu bënin një jetë të qetë në shkurrnajën e ahut. Një ftesë e dyshimtë nga teto Kasandra i nxjerr nga rutina e përditshme. Pavarësisht mosbesimit vendosin ta pranojnë, por kur mbërrijnë në rrjetën e tetos, ajo është zhdukur. Shtëpia ishte krejtësisht e përmbysur, sikur të kishte ndodhur një përleshje. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mangu dhe Bizu...
Retë e bardha ndryshojnë vazhdimisht formë në qiell. Ndonjëherë na ngjajnë me gjëra që njohim, për shembull, si breshkë, çadër a kërpudhë... sipas këndvështrimit të secilit. Duke u shtuar reve vija e pika shndërroji në njerëz, ushqime, kafshë a sende me të cilat ngjajnë. Shkrepe fantazinë, mprehe syrin tënd artistik dhe mahniti të gjithë!
David Walliams vjen me një libër të ri para lexuesve të tij në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Botart ka hedhur në qarkullim librin “Operacioni bananet” të këtij autori të shquar të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
Shkrimtarja e njohur e letersise Adelina Mamaqi per femije vjen me nje tjeter liber te ri per femije, ku kesaj radhe personazhi kryesor Enni ka nje kapele me gjyre te kuqe te cilen ia ka qendisur gjyshja....
“Engjëlli Blu” është një libër me aventura fantastike. Personazhi kryesor është një djalë i veçantë me spektrin e autizmit.
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë...
Duke ndërthurur të gjitha tipet e udhëtimeve sipas traditave të ndryshme në mijëra cepa të botës – Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Indi, Poli i Veriut, Australi, madje edhe në vende të pafundme në ëndrra dhe botë imagjinare Përrallat e Udhëtarëve të Mençur përbëjnë në vetvete, sapo kthehet faqja, mrekulli me udhëtime, të cilat u bëjnë thirrje shqisave dhe...
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura për kafshët e fermës. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Gojëdhëna e fundit e Eposit të Veriut: NË SHPELLËN E KRESHNIKËVE, ritreguar nga shkrimtarja Luljeta Dano dhe me ilustrimet e mrekullueshme nga piktorja Anila Zajmi Katanolli. Kjo gojëdhanë, si gjithë të tjerat, vlen për fëmijë të të gjithë moshave. Libri është pjesë e serisë së leximeve magjike për fëmijë: NGRIVA - SHKRIVA.
Ribotohet pas shume vitesh ne mungese nje nga librat me te dashur te letersise per femije te autorit shqiptar Moisi Zaloshnja.
Rebeka është me fat. Babai i saj është i mençur dhe i kujdesshëm. Është edhe magjistar dhe i magjeps të gjithë me shfaqjet e tij.
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
GJYSHJA ME ZEMRËN PREJ KETRI është një histori zemre e shkruar në vargje. U kushtohet të afërmve që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli.
Në këtë vëllim: leximi, shkrimi dhe rregullat pozicionale të numrave deri në 100 llogaritja e shpejtë me mend të kuptuarit e tabelave labirinte e figura gjeometrike përmasa: peshë, gjatësi, vëllim të dhëna e ndërlidhje zgjidhje problemash
Një përrallë me plot të papritura e cila flet për humbjen, për përballjen me frikën dhe rifitimin e dashurisë dhe lumturisë së humbur. Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato
Seria e librave për fëmijë "Dua të mësoj anglisht" i mëson fëmijës elementet më të rëndësishme të gjuhës. Gjuha e përshtatshme dhe ilustrimet shumëngjyrëshe e bëjnë mësimin më të këndshëm për fëmijët. Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë gjuhën angleze!
Ky libër është fitues i çmimit të parë për letërsinë për fëmijë në Panairin e Librit Tirana 2015, dhënë nga juria profesionale, me motivacionin: Për fabulat e gjetura dhe interesante, ku shkrihet loja e thjeshtë me mendimin, për vargjet melodike dhe ritmike si dhe për fjalën e bukur që nxit përfytyrime të drejta tek lexuesit kudo në botë”.