Subcategories
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e...
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Peter Hertling është një shkrimtar gjerman, i cili ka shkruar shumë libra për fëmijë. Krahas shumë çmimeve letrare, libri "Beni dhe Ana" fitoi çmimin e librit për fëmijë të Cyrihut.
A keni parë ndonjëherë njerëz që blejnë gjëra të ndryshme pa para? Ndoshta ata i kanë dhënë shitësit një copë letër apo kanë përdorur një kartë plastike. Mund t’ju jetë dukur sikuar ato nuk kanë përdorur para, por në fakt kanë përdorur. Libri Çeqet, Kartat e Kreditit dhe Kartat e Debitit shpjegon se si njerëzit mund të blejnë pa përdorur monedha apo...
Libri na njeh me disa koncepte bazë financiare, si: kursimi dhe depozita, kredia, llogaria bankare, shërbimet bankare, tërheqja e parave nëpërmjet bankës elektronike, etj.
Çfarë është paraja është seri e librave Paraja nëpër botë. Në këtë libër iu prezantojnë fëmijëve konceptin e parasë, shkëmbimit dhe diversitetit global. Me fjali të thjeshta dhe ilustrim fotografik, i jepet përgjigje pyetjes se ç’është paraja, çfarë formash ka dhe përse përdoret. Në fund të çdo libri ka një përmbledhje të koncepteve të dhëna dhe një...
Fitimi i parasë është pjesë e serisë Të kuptojmë paranë. Në mënyrë të thjeshtë shpjegohet se ç’është ekonomia dhe cilat janë pjesët përbërëse te saj, pse duhet të punojnë njerëzit dhe si janë fituar paratë përgjatë gjithë historisë. Libri përshkruan zhvillimet më të rëndësishme të teknologjisë në botë duke e ndërthurur edhe me llojet e ndryshme të punëve...
A keni bërë ndonjëherë pyetjen se nga kanë ardhur paratë? Ju mund të mësoni pse, ku dhe si u shpikën paratë në librin “Historia e parasë”. Historia e parasë përshkruan mënyrat që ka përdorur njeriu për të shkëmbyer të mirat, pa nevojën e parasë.
Libri jep një pamje të qartë të botës së investimeve. Ai eksploron mundësitë që ofrojnë llogaritë rrjedhëse dhe ato të kursimeve, riskun dhe të mirat e tregut të aksioneve. Shembujt e investimeve të njerëzve të ndryshëm, ndihmojnë të kuptosh se cili lloj investimesh është i përshtatshëm për financat tuaja të ardhshme dhe cilat janë hapat që ju çojnë në...
Beyond Good and Evil. Beyond Ever Afters. The fairy tale of Sophie and Agatha comes to a dramatic conclusion in this sixth and final book of Soman Chainani's bestselling fantasy series. Who will sit on Camelot's throne and rule the Endless Woods? Who will be the One True King? Prepare yourself for the End of Ends...
Vajzat sjellin gëzim dhe hare. Të gjenden në krah përherë, për çdo moment në jetë. Ky libër i vogël është një shprehje mirënjohjeje për një bijë të veçantë.
Motrat janë të rëndësishme! Ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën – të fshehtat e fëmijërisë, gëzimet dhe hidhërimet. Urtësia dhe dashuria e tyre e bën këtë libër një dhuratë të veçantë.
Shoqet të dëgjojnë, qeshin dhe të falin, të durojnë të metat dhe të besojnë të fshehtat – shoqet janë të mrekullueshme! Ky libër i vogël është një dhuratë e veçantë për to.
Nga dora e Mario Lodit, një prej shkrimtarëve themelues të letërsisë italiane për fëmijë, iu sjellim këtë roman poetik, një alegori rreth botës e të qenit symbyllur. Një libër klasik, i vlefshëm në çdo kohë.
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve që kanë një pasion të madh: futbollin! Kur Gaston Shampinjoni, ish-futbollist i kombëtares franceze, sheh Tomin të zhonglojë në oborrin e shtëpisë, e kupton menjëherë që djali ka stofin e kampionit dhe që… më në fund mund të realizojë ëndrrën e tij: të themelojë një skuadër ku të mund të luajnë të gjithë....
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i...
Nga shkrimtari i mirënjohur italian, Luigi Garlando, doli në qarkullim vepra e tij më e madhe: "Shko në ferr, Dante!", shqipëruar nga Adrian Beshaj. Luigi Garlando i jep jetë një romani piroteknik, ku, me njëmbëdhjetërrokësha dhe Beteja Reale, një adoleshent i sotëm do të duhet të ketë punë me mjeshtrin më të shquar dhe shpërthyes: Dante Alighieri-n.
Retë e bardha ndryshojnë vazhdimisht formë në qiell. Ndonjëherë na ngjajnë me gjëra që njohim, për shembull, si breshkë, çadër a kërpudhë... sipas këndvështrimit të secilit. Duke u shtuar reve vija e pika shndërroji në njerëz, ushqime, kafshë a sende me të cilat ngjajnë. Shkrepe fantazinë, mprehe syrin tënd artistik dhe mahniti të gjithë!
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare
Ne romanin “ Nje tokesor ne luften mes planeteve”, imagjinata do te na dergoje shume larg, ne nje galaksi tjeter. Nje tokesor gjendet papritmas ne mes te nje lufte planetesh. Luftra ka ne toke, por edhe ne galaktika te tjera, te largeta ku jashtokesoret luftojne per te pushtuar planete, per te rrembyer sa me shume burime energie.
Harri është një djalosh, i cili dëshiron të bëhet magjistar. Atij i pëlqen shumë të zbulojë dhe shpikë marifete magjike, por fatkeqësisht nuk është shumë i talentuar. Ndërkohë, lepuri i tij çapkën, Bani, gjithmonë ia rremben me njëri-tjetrin. Harri gjithmonë sajon plane për të mbizotëruar dhe për ta përvetësuar sërish shkopin, por në fund të gjitha...
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Një seri përrallash të rrëfyera: duke shtypur butonin e figurës që përkon me faqen, do të mund ta dëgjoni të rrëfyer atë pjesë të përrallës. Përralla klasike, të famshme e nga më të pëlqyerat, që mund t'ia lexoni ju, por që fëmijët mund t'i dëgjojnë edhe vetë. Zgjidhni mes "Tre derrkucët", "Pinoku", "Borëbardha", "Kësulëkuqja", "Liza në botën e çudirave",...
Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Gjeni së bashku “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”. Certifikuar për...
Autorja ka përmbledhur përvojën disa vjeçare të veprimtarisë së kopshtarisë bashkë me fëmijët në këtë libër me 48 projekte për mbjelljen e kultivimin e bimëve.
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
Romani “Shtëpia dhe palma” është botuar në vitin 2012. Ky roman është shpallur fi tues i Çmimit “Sheik Zayed”, në kategorinë e letërsisë për fëmijë dhe është një nga librat më të mirë të letërsisë bashkëkohore Arabe.