Në këtë libër do të gjeni një bagazh informacionesh të detajuara dhe sugjerime konkrete e të zbatueshme lehtë, që na ndihmojnë ti trajtojmë në mënyrë të pavarur problemet e mbindjeshmërisë në botën që na rrethon
Ky është udhërrëfyesi më i plotë i mënyrës së shendetshme të jetës që na ka lënë prej mijëra vjetës shkenca vedike. Përmes tij do të mësoni sekretet e trrupit dhe mënyrën e shërimit të tij përmes teknikave tërësisht natyrale. Ekspertët pohojnë se nëse dikush i përvetëson njohuritë e këtij libri mundet që të jetojnë mbi 100 vjet pa probleme.
Ky set përmban tre libra bazë për tu njohur me meditimin si teknikë, për të mësuar themelet e ajurvedës, shkencës vedike të të jetuarit, dhe për të kuptuar konceptet bazë të meditimit, transhendencës dhe urtësisë përmes artit mjeshtror poetik të Anthony de Melos. Sekretet e mendjes, të trupit dhe të shpirtit në tre botimet më të fundit në shqip, për...
Ky është libri i parë në historinë e publikimeve shqiptare, një guide profesionale për administrimin e pallateve.Ndihmon administratorët e bashkepronësive dhe qytetarët e interesuar për bashkëjetesën në komunitet. Autori vjen nga një përvojë empirike tre vjeçare si administrator pallati në një kompleks banimi në Tiranë.
Plot pasion, por objektiv – libri i parë praktik që ju mëson për prindërimin, duke sjellë fakte, e jo duke hamendësuar, se si t’i rritni sa më mirë fëmijët tuaj.
Ky libër u dedikohet prindërve, por është i dobishëm edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë, specialistë të ndryshëm sidomos dhe për vetë pediatrët, të cilëve u takon përgjegjësia të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të mbledhin anomalitë e mundshme, dhe ta drejtojnë atë te specialisti përkatës.
Një manual vjen falë përvojës dhjetëra vjeçare të kërkimeve dhe studimeve nga Dr. Polikron Çelës, personalitet i padiskutueshëm në fushën e pediatrisë dhe në edukimin e fëmijëve. Ky është libri që iu ka munguar deri më sot nënave të reja. Njohuritë që do të merrni përmes këtij libri do t’ua bëjnë më të lumtur prindërimin
Mirë se vini në këtë metodë të re dhe revolucionare, që do tju ndihmojë të mos hani me tepri, të kontrolloni nepsin dhe të jeni shumë më të motivuar për të praktikuar ushtrime fizike. Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për tu dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe...
Në këtë libër janë pasionet e Uarda Shahinaj, e dhënë pas kuzhinës, natyrës, ushqimit dhe dëshirës për t’i ndarë me njerëzit gjërat që bën me plot dashuri dhe përkushtim. Erëzat, antipastat, supërat, sallatat, salcat, pjata e parë, pjata e dytë, pjatanca, mishi, peshku dhe ëmbëlsirat, - të gjitha sipas Uardës. Ky nuk është thjeshtë një libër kuzhine: Këtu...
Një manual i shkëlqyer për prindërit që përballen me sfida të tilla si autizmi në familjen e tyre. Pas një eksperience të gjatë praktike dhe studimi, Spiro Saqellari vjen me një botim ku jepen informacione dhe këshilla rreth kësaj sindrome me të cilën po përballemi çdo ditë e më shumë
Seria “Seksi për të rinjtë” i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t’u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç’të bëj që t’i pëlqej personit tjetër? Ç’rroba duhet të vesh?, etj..
Tantra moderne, që kombinon seksualitetin me shpirtëroren në një situatë praktike tokësore, mund të bëhet një mjet i përkryer për të ngritur në nivele më të larta, kënaqësitë që rrjedhin nga bashkimi seksual.
200 faqe me dieta të thjeshta e të personalizuara. Dieta bimore, të ekuilibruara, disintoksikuese, antialergjike.
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore.
Ne kete liber vijne 50 ide që duhet t`i dijë çdo njeri. Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash – që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të...
Ne jemi çfarë hamë. Ushqimi që ne konsumojmë shërben për të zhvilluar çdo qelizë të trupit tonë dhe ndikon jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në mënyrën sesi ne mendojmë. Studimet tregojnë se ushqimet ndikojnë në mënyrën sesi funksionojnë neuro-transmetuesit përmes reaksioneve kimike, duke përfshirë funksione të ndryshme kimike, si gjumi, kujtesa,...
Këtu gjeni një guidë për mënyrën daneze të të jetuarit, një bestseller absolut botëror i viteve të fundit. Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge.
Sa e vlerësoni shëndetin tuaj? Shëndeti i mirë është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme. Dhe lajmi i mirë është se mund të jeni të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Ky libër iu vjen në ndihmë për të luftuar kundër depresionit dhe për t’u orientuar drejt një jete më të gëzueshme. Lumturia është botuar në Angli vetëm pak muaj më parë dhe nga fillimi e deri sot kryeson listën e librave më të shitur. Botimi shqip është me lidhje speciale dhe i ilustruar me ngjyra.
Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku...
Në këtë libër vijnë sekretet e vendit ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë”, nga Helen Russell! Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez
Si ta gjeni mashkullin e vërtetë dhe t’i shmangeni jo të vërtetit...
E ëmbël, e hidhur, djegëse, e butë apo e fortë: çokollata, vetë “ushqimi i perëndive” dhe objekt i një kulti që përtërihet në shekuj, shërbehet që të shijohet në një pafundësi mënyrash të ndryshme dhe me shoqërime gjithmonë të reja. Vëllimi përmban 300 receta të zgjedhura, tradicionale e më të reja: përfshin nga biskotat te tortat, nga të bardhat te të...
A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
Ky libër është i mbushur me këshilla praktike dhe shërben si një udhërrëfyes elegant për të gjitha vajzat në rritje. Në të jepen 50 mësime mbi ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas...
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot...
Ky fjalor është për fermerët e thjeshtë, agronomët, përpunuesit e verës që u përkasin niveleve të ndryshme, për studentët, somelierët, personelin e restoranteve, tregtarët dhe personat enciklopedikë. Autori ka pasqyruar kontributin e disa enologëve të huaj dhe vendas më të njohur. Gjithashtu ka pasqyruar punën shkencore dhe përvojën e tij 50-vjeçare në...
Ky është libri i tretë i autorit brenda tri viteve të fundit, në vazhdën e kontributeve me botime rreth problematikave sociale në komunitete. Pas “Kulturë në pallat” (2017) dhe “Sfida në bashkëpronësi” (2018), ky botim ofron një prizëm të gjerë teorish dhe praktikash në shërbim të lexuesit që është i interesuar rreth shkencave sociale, veçanërisht në...
Ky botim konsiderohet Bibla e shtatzënisë në Amerikë. Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t’u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të ënjtura) dhe që nga shpina (si t’i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e...
Libri “Medical Medium” paraqet një metodë avangarde e shërimit nga autori Anthony William. Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin