Kërko më tej
Ky set i dedikohet të gjithë...
Produktet më të shikuara
Subcategories
Falimentimi i Xhekut të vogël është një roman mbi administrimin e parasë dhe vështirësitë që lidhen me të, një temë mjaft e rëndësishme në edukimin e fëmijëve. Xhek Fullton, një amerikan i vogël që hyn në klasën e tretë të shkollës fillore, ëndërron të bëhet tregtar... Në këtë sipërmarrje të bukur e delikate, a do të arrinte Xheku të shmangte gabimet,...
Për të rrëfyer të tatëpjetat e jetës duhen fjalë të vrazhda, të drejtpërdrejta, dhe Donatella Di Pietrantonio e njeh mirë hijeshinë që mbartin ato. Pena e saj ka një tingull unik, që përcjell aq dritë, sa mund të na ndriçojë me delikatesë rrugëtimin drejt një historie të zjarrtë.
Dorian Keys, një shqiptaro-amerikan i diplomuar në degën e biologjisë dhe Akademinë e Policisë, vjen me një novelë fantastiko-shkencore. Një sukses i arritur në SHBA, që tashmë vjen edhe para lexuesit shqiptar.
Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.
Me një ëmbëlsi të zakonshme të vrullshme dhe një gjuhë e aftë të mishërojë gjithësinë e vendeve, kulturave dhe eksperiencave, Carmine Abate tregon udhëtimet e pashtershme të “heroit të tij pa medalje”: udhëtime vajtje-ardhje, në kujtesë e në të tashmen.
Në veprën “Mes dy detesh” Abate e sheh realitetin e sotëm të shoqërive moderne e të globalizuara nga këndvështrimi i njeriut që nuk largohet emigrant, por që vendos të luftojë për ta jetuar jetën e për të siguruar vazhdimësinë normale të saj atje ku ka lindur e ku më tepër se kudo gjetkë ka të drejtën të kërkojë të gëzojë të gjitha ato që shpallen në...
Një roman i pazakontë dhe i ndjeshëm ndaj mundimit të rritjes, torturës së lamtumirës, kuptimit të jetës. E vendosur në një mjedis arbëresh të Kalabrisë, ngjarja tregohet nga dy zëra që nuk ngatërrohen për nga zhdërvjellsha e fjalëve dhe ritmi shumëgjuhësor. Festa e kthimit është në të njëjtën kohë një roman edukues, histori dashurie, akt denoncues mbi...
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Ai shet gruan dhe vajzen ne nje gjendje te alkolizuar dhe pas ketij akti cnjerezor hapet nje port tjeter drejt pushtetit dhe...
Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban.
Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herë të parë në vitin 1908.
Në këtë vepër autori shpalos pasione përvëluese, stili është plot lëvizje të gjalla, i admirueshëm, i përgjakshëm. Dritëhijet e çdo qenieje Sadi i vendos në qendër, të zhveshura dhe plot gjenialitet.
Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën. Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh.
Detektivja Lindsej Bokser po ecën me ngarendje përgjatë një rruge piktoreske të San Franciskos, kur një shpërthim eksplozivi trondit zonën. Shtëpia e një manjati interneti përfshihet në çast nga flakët dhe kur Lindsej futet brenda për të kërkuar të mbijetuarit, ndeshet me tre të vdekur. Ketu fillon edhe historia e investigimi te ketij romani, pjese e...