Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares...
Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike të asaj kohe me shkëlqimin dhe magjinë që u përket, duke e bërë tmerrësisht...
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani “Më shiko” na kujton se ndonjëherë dashuria farkëtohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë... dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t’i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.
Ky libër është një himn kushtuar haresë. Haresë më të thjeshtë që mund të ekzistojë, ajo që na vjen nga ndërgjegjja dhe pranimi i vetvetes, e bashkë me të vjen pranimi i të tjerëve, i gjërave dhe njerëzve që, sidoqoftë, bashkëpunojnë për të krijuar atë lumturi që askush s’mund të na e rrëmbejë.
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Një romancë e bukur dashurie që përvijohet nga një humor i hollë dhe pasion i zjarrtë. “Neandertali kërkon njeriun” është romani i parë i serisë së librave “Grupi i punës me shtiza”
Një roman i shkëlqyer, në të cilin na rrëfehet me një vërtetësi dhe lirizëm të hollë jeta e vërtetë e një prej geishave më të njohura të Japonisë.
Vajza që le pas është një histori drithëruese dashurie, humbjeje dhe sakrifice e treguar me mjeshtërinë e Moyes që të mbërthen zemrën e mendjen pas çdo faqeje leximi.
Danielle Steel përshkruan disa familje në romanin e saj «Mrekullia e fajit» - historia e tre çifteve mjaft të ndryshëm, që përpiqen të mbijetojnë, të dashurojnë, të qeshin dhe të marrin jetën ditë pas dite, duke krijuar këtë roman interesant. Mrekullia e fajit gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej ti besonin fatthënës, jetës së dyzuar,...
Nëse do të mësosh se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite, ky libër ofron botën femrore në të gjitha dimensionet përmes Princesësh Sulltana dhe këndvështrimit të hollë të autores. Jeta e familjes mbretërore, por edhe bota sekrete dhe tejet tronditëse....
Një nga romanet më të suksesshme të letërsisë romantike europiane. Emily Bronte u bë e famshme me këtë libër, i cili ndan pasionin për dashurinë nga mëkati, të mirën nga të keqen dhe sjell një përvojë njerëzore të jashtëzakonshme. I tillë mbetet edhe sot e kësaj dite ky libër që është klasifikuar si një nga romanet më të fuqishme dedikuar dashurisë dhe...
Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s'ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese...
“Urat e Medison Kauntit”, është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i të cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit, dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë.
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Një sagë që të mban mbërthyer vazhdimisht, të ndezur dhe plot ankthe... Prandaj autori thotë se "ky libër u kushtohet atyre lexuesve që e kërkuan... e kërkuan... e kërkuan......
Hijet e Grejit e vijojnë aventurën e tyre me marrëdhënien seksuale mes Anës dhe Kristianit, e cila ndryshoi radikalisht jetën e tyre. Veç pasionit të zjarrtë nisin ankthet, makthet dhe rrisqet për personazhet tona…
Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij. Gjithsesi, ajo, pas shumë ngurrimesh, në një çast kur i shoqi ndodhej në një ambient tjetër të shtëpisë, e hap zarfin dhe gjithçka që ajo besonte,...
Rekordet e “Pesëdhjetë hijet e Grejit” dhe trazimet që shkaktoi në mendjet e miliona lexuesve pasoi vëllimin e tyre. Personazhi ynë Ana Still nis një punë të re duke vënë në vijë karrierën e saj, por çfarë ndodh me demonët e Grejt tonë...
Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
Romani “Në moshën e pafajësisë” përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërcënon lumturinë e çiftit.
“Fantazitë e një burri” është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re.
Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit,...
Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten
Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë
Romancë që të mban pezull, - e tillë sepse kjo vepër është klasifikuar si një nga romancat më të bukura të këtij shekulli
A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën...
Tanimë Gabriela ka dalë në rrugën e madhe. E braktisur. Si gjithmonë në mëshirë të fatit.
"Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. E bukura femrore në hapat e para dhe hera e parë përndezin pasione dhe makthe të mëdha. Prandaj përpihet vazhdimisht ky libër
Një eksplorim tepër i arrirë i moshës së adoleshencës dhe dashurive të rinisë
Një kryevepër legjendare. Një histori parash, pushteti, seksi dhe vdekje frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Në viteti ’70 kishte seks, rock & roll dhe Harold Robbins.