Ne kete set me libra te magjishem ne...
Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Funeral i të gjallëve apo jetë e të vdekurve? - Një histori e pakohë dashurie, ku si në një lojë pasqyrash vdekja shfaqet si imazhi më i gjallë i jetës.
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.”
Ky roman është fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2015 dhe ka qenë bestseller për disa vite i gazetës The New York Times. Ai rrëfen historinë e një vajze të verbër franceze dhe një djali gjerman i specializuar për sistemet e transmetimit të radiove, rrugët e të cilëve përplasen me njëri-tjetrin në kohën e Francës së pushtuar nga nazistët. Ata përpiqen që...
Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Një çështje të tillë rrok novela e krimit, e vlerësuar si më e mira në botë....
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
"Engjëlli" i Sandrone Dazierit është një roman i bukur, i fuqishëm dhe imponues, është një libër i strukturuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës, bindës, që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht, të mendosh e të zbulosh shumë enigma rretheqark teje... "Engjëlli" është edhe një pasqyrim i asaj që ndodh me të vërtetë në botën ku jetojmë, na...
Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tille, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërine e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë - bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të...
Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Romani është një udhëtim në kohëra, sisteme historike dhe kulturore, i një gruaje në një gjendje dyjëzimi mes jetës dhe vdekjes. Aty do të gjeni pasionin për jetën dhe zbulimin e universeve përtej shqisave të zakonshme.
Kristin Hannah autorja e njohur nga lexuesi shqiptar me vepren "Motra e tjetër" vjen me nje roman te ri, “Parajsa e bardhë”. Ky është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.
Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters.
Eldri Baku në librin e tij sjell një reflektim për botën në të cilën jetojmë, përtej botkuptimit të moshës; - një një mjedis ku ka krizë komunikimi, ku mungon besimi dhe ku teknologjia po e zvetënon botën shpirtërore të njeriut, ndërsa njerëzit ëndërrojnë gjithnjë e më pak. Në këtë roman apelohet për tu ruajtur ëndrra si fuqi e madhe shndërruese brenda...
Një roman therës dhe tronditës për marrëdhëniet mes vajzave adoleshente në gjimnaze dhe mësuesve të tyre; një botë që shkon në thellësi të mënyrës sesi mendojnë vajzat dhe sesi ngjallen pasione që shkelin kufij....
Duke përdorur mitin e Minotaurit si vorbullën e të gjithë veprës, e cila mund të quhet edhe roman, autori ndërton një labirinth rrëfimesh rreth personazhit kryesor, familjes dhe miqve të tij. Rrëfimi kapërcen nga epoka në epokë dhe nga pikëpamja në pikëpamje, duke na shpërfaqur kështu pa filtra mendësinë dhe estetikën e europianolindorëve. Nëpërmjet...
Një kampus prestigjioz i kristalizuar nën dëborë. Tre miq të lidhur nga një sekret tragjik. Një vajzë e marrë me vete natën.
Nje tjeter roman i Henrik S. G., fitues i Çmimit Kombetar ne fushen e Letersise per vitin 2017, dhene nga Ministria e Kultures. I njohur per sondimet psikologjike te personazheve, - me aftesi per te mbajtur pezull lexuesin nga njera faqe e librit ne tjetrin, - dhe me thellesine e mesazhit, Henrik S. G., po fiton gjithnje e me shume lexues ne Shqiperi.
Me një ëmbëlsi të zakonshme të vrullshme dhe një gjuhë e aftë të mishërojë gjithësinë e vendeve, kulturave dhe eksperiencave, Carmine Abate tregon udhëtimet e pashtershme të “heroit të tij pa medalje”: udhëtime vajtje-ardhje, në kujtesë e në të tashmen.