Daniel Silva BLV0269
Libër i ri
Nje triller i ri drithërues, në qendër të të cilit kemi sërish restauruesin e artit dhe agjentin legjendar Gabriel Alon. Me ritme të shpejta dhe rrëfim elegant, libri “Urdhri” do t’ju mbërthejë faqe pas faqeje, deri në fundin e paparashikueshëm. Një roman për miqësinë dhe besimin në një botë të pasigurt dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme që Daniel Silva është shkrimtari më i talentuar i suspansës dhe intrigave ndërkombëtare.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928338723 | |
Kur u shtri ishte thuajse ora një pas mesnate.
Kiara po lexonte një roman, ndërsa televizori e kishte zërin të ulur deri në fund. Në ekran po shfaqeshin pamje të drejtpërdrejta nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan. Gabrieli mori telekomandën dhe ngriti zërin. U shtang. Një mik i vjetër kishte vdekur.
Gabriel Aloni ka shkuar për pushime në Venecia me gruan dhe dy fëmijët, por kur papa Pali VII ndërron jetë papritur, atë e thërrasin në Romë. Një miliard katolikëve besnikë u është thënë se papa ndërroi jetë nga një atak në zemër, por Donati ka dy arsye të forta për të besuar se, në të vërtetë, atë e kanë vrarë.
Roja zvicerane që qëndronte jashtë apartamenteve papnore natën e vdekjes së papës është zhdukur. Po ashtu, edhe letra që Ati i Shenjtë kishte qenë duke shkruar në orët e fundit të jetës.
Një letër që i drejtohej Gabrielit...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 416 |
| ISBN | 9789928338723 |
| Titulli origjinal | The order |
| Redaktori | Pranvera Palushi, Bledar Çepele |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sonila Pasmaçiu |
| Roman | Krim & investigim |
Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster. Pasi Madalena zhduket në ishullin e Korsikës, mësohet se rrëmbyesit e saj janë në dijeni të këtij fakti...
“Çështja Karavaxho” i autorit Daniel Silva, i konsideruar si autori më i shitur sipas “New York Times” sjell historinë e një ish-agjenti të vrarë, një kryevepre të artit që zhduket dhe një mision të rrezikshëm
“Agjenti anglez”, një vepër mjeshtërore e letërsisë së spiunazhit, nga Daniel Silva!. Sipas Daily Mail, “Gabriel Aloni është një ndërthurje e Xhejson Bornit dhe Xhejms Bondit”
Daniel Silva vjen me një thriller të ri në shqip: “Vejusha e Zezë”: Atij i thonë Saladin; Ajo është një vejushë e zezë; E etur për gjak... Një rrëfim rrënqethës, i mbushur me intriga dhe emocione
NJË KRYEVEPËR MODERNE SPIUNAZHI, DASHURIE DHE TRADHTIE. Ajo dinte sekretin e tij më të madh…
E shkruar me një prozë elegante dhe joshëse, historia e radhës nga Daniel Silva ju çon mjeshtërisht nga glamuri i San Tropesë, në errësirën e Kazablankës dhe, në fund, në një klimë elektrizuese që do t’ju lërë pa frymë për një kohë të gjatë pasi të keni kthyer faqen e fundit të librit. Ky roman eshte vleresuar si nje nder librat me te mire te vitit
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të...
Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art.
Few recent thriller writers have elicited the kind of critical praise that Daniel Silva has received, with his novels featuring art restorer and sometime spy Gabriel Allon.