Kërko më tej
Subcategories
“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin...
Një tjetër libër vjen në shqip nga shkrimtarja franceze Annie Ernaux, fituese e Nobelit ne letersi per vitin 2022. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.