Ky libër mund të përdoret edhe nga nxënësit e klasave të 10 dhe 11 për të sistemuar njohuritë në përgatitje për Maturën Shtetërore. Libri përmban strukturën: informacion mbi njohuritë bazë për matematikën; shembuj të zgjidhur; provo njohuritë; teste model për provimin e maturës
Iliada eshte nje nga veprat bazike te letersise boterore, shkruar nga Homeri. Ky botim, i pergatitur nga Onufri, eshte perkthyer mjeshtrisht nga kolosi i shqiperimit Gjon Shllaku.
Nje tjeter perkthim i kryeveprave te letersise boterore rivjen ne shqip. Kesaj radhe, poeti dhe perkthyesi i njohur Llambro Ruci ndermerr sfiden e madhe per ta shqiperuar ne nje tjeter version: Iliada është kryevepra absolute e llojit epik, lindja e së cilës është çasti themelues i gjithë traditës letrare të perëndimit.
Është një përshtatje për fëmijë e historisë së rrëfyer nga Homeri. Pas 9 vjet betejash mes grekëve dhe trojanëve, asnjëra palë nuk ka arritur fitoren. Agamemnoni, Akili, Priami, Hektori, Odiseja, janë personazhet e mrekullueshme të rrëfimit tronditës. Libri mbaron me vdekjen e Hektorit, por Troja nuk bie.
“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë. Libri...
Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë".
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.
Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.
Kulminacioni poetik i At Gjergj Fishtës është Mrizi i Zanavet. Ky është botimi IX, origjinal që vjen nga Botimet Françeskane për të gjithë ata që duan të shijojnë magjinë poetike fishtiane
Ky eshte nje nga vellimet me te arrira me poezi te Azem Shkrelit, pjese e programit shkollor ne gjimnaz. Pas nje periudhe mungese, Onufri e sjell kete botim per lexuesit ne Shqiperi, perfshire edhe gjimnazistet.
Ky vëllim përmban pjesë nga ciklik “Kangë të vjetra” dhe “Pleqnime më vete”
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.