Clyde (Klajdi Thaci) A-000746
Libër i ri
Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!
503 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928335982 | |
Nevoja për të vënë drejtësi mbi fatin dhe pranimi i së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, janë shtyllat që krijojnë shtegun drejt të cilit përvijohet e gjithë jeta e Truentit.
I mbetur vetëm me nënën e verbër, pasi braktiset nga i ati, i riu nga Trembadi i shpall luftë fatit dhe kërkon të ndryshojë përfundimisht rrethanat në të cilat jeta e ka vendosur.
Megjithatë, rruga drejt përmbushjes së misionit, është e mbushur me sfida, të cilat i përjeton dyfish për shkak të karakterit tepër të ndjeshëm.
Papritmas, dashuria e fortë për Retorikën, gazetaren që e njeh rastësisht, zë peshën qendrore në mendimet e tij dhe e largon prej qëllimeve që i kishin dhënë deri atëherë kuptim realitetit që kishte krijuar.
Tradhtia e mikut më të ngushtë, vëmendja e tepruar ndaj veprimeve dhe qëllimeve të njerëzve, bota e tyre e errët... bëhen burim i trazimit të tij të brendshëm.
Truenti pret nga të tjerët përsosmëri dhe, kur këtë nuk e gjen, zhgënjehet, zhgënjehet vazhdimisht.
Virgjëria, seksi, paratë dhe të mirat materiale, braktisja, marrëdhënia prind-fëmijë - të gjitha të trajtuara në këtë libër, ku eksplorohet veçanërisht bota e brendshme njerëzore dhe zërat që lindin e mbesin përgjithmonë aty.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 176 |
| ISBN | 9789928335982 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |