I ri Nje jete ne fluturim Shiko më të madhe

Nje jete ne fluturim

Drago Siliqi A-006306

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas me shume se tre dekadash vjen Drago Siliqi, nje autor me pak krijimtari ne vitet '50 por me nje profil intelektuali dhe shkrimtari tejet ngacmues ne ate periudhe. Krijimtaria e tij rikthehet per lexuesit e asaj kohe, por edhe per lexuesit e rinj, - si mundesi njohje me kete personalitet te kultures shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit te XX.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327710

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Përse vazhdon të kujtohet me adhurim mbas kaq vitesh njeriu, poeti, kritiku e botuesi Drago Siliqi? Është pamja e tij prej Pegasusi, e ngulur në mendjen e njerëzve, përmasat e tij fizike madhështore, apo ishte temperamenti i tij i zjarrtë, shprehja me guxim e mendimeve, ndjeshmëria e thellë dhe dashuria që ai kishte për njerëzit?

Ndoshta të gjitha së bashku...

Poezia ishte dashuria e tij e parë si shkrimtar. Ndonëse u nda nga jeta kur ishte vetëm 33 vjeç, im atë la pas poezi të ndjera, si “Atdheu”, “Nana”, “Dashunia”, apo poemën filozofike “Kangë e re për dashuninë e vjetër”, një vepër që vazhdon të vlerësohet për analizën psikologjike të personazheve, si dhe për temën e kurbetit që mbetet ende aktuale.

E vërteta është që, brenda kornizave të një jete nën diktaturë e shtypjeje të paprecedent të fjalës së lirë, pati shkrimtarë, që falë kurajës dhe talentit të tyre, bënë të mundur që shoqëria shqiptare të mos binte në një terr të plotë intelektual e moral. I tillë ishte edhe im atë, Drago Siliqi.

Laura Konda

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe304
ISBN9789928327710
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë