I ri Arti si pervoje shpirterore Shiko më të madhe

Arti si pervoje shpirterore

Bill Viola A-000581

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bill Viola, përmes veprave të tij, na shpie në relacione me imazhe, që dikur kanë formësuar kujtesën tonë. Me përdorimin dhe ndërmjetësimin e video artit, ai ndërton struktura specifike të perceptimit, që ndërlidhen me kohë dhe hapësirë të caktuar, si formë e veçantë e shprehjes artistike duke përdorur videon si një përbërës qendror, që lidh imazhin videografik me subjektin.

Më shumë detaje

32 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Logbook
ISBN9789951901918

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Duke gjurmuar nëpër histori të artit dhe kultura të ndryshme, Viola kryesisht iu referohet imazheve e ngjarjeve të historisë së pikturës, marrëdhëniet e të cilave i merr dhe i zhvendos në një konstelacion të ri pamor.

Përmes lëvizjeve që mundëson teknologjia e videos, e posaçërisht duke përdorur teknikën e ngadalësimit të imazhit, pa u bazuar në një koncept narrativ, ia del të realizojë një përkthim të jashtëzakonshëm poetik të inskenimit të imazheve.

Instalimi i videos së Violas, ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhënien midis spektatorit dhe imazhit elektronik, midis audiencës dhe monitorit.

Përdorimi i teknologjive te reja, gjithashtu i ka mundësuar atij që, përmes sistemeve të projeksionit, të ndajë imazhin e videos nga monitori, duke bërë që imazhet të duken si të gjalla. Rigjetja dhe përpunimi i figurave e objekteve

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe105
ISBN9789951901918
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIdlir Azizi