Anne Jacobs A-008863
Libër i ri
Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues.
397 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366306 | |
Augsburg, 1916. Kanë kaluar tre vjet qysh kur jetimja Marije trokiti në portën e Vilës së Pëlhurave, në kërkim të punës si shërbyese në familjen Melcer. Nuk do t'ia kish marrë mendja kurrë se një ditë do të bëhej bashkëshortja e Paul Melcerit, trashëgimtarit të perandorisë së pëlhurave. Kamerierët e shërbyesit e shohin me admirim dhe zili, por Marija nuk do ta shijojë gjatë fatin e mirë: Lufta e Parë Botërore do të pllakosë botën përrallore të vilës, që shndërrohet në spital ushtarak, ku të plagosurit kurohen me dhembshuri nga vajzat e shtëpisë. Pauli shtrëngohet të niset për në front, njësoj si bashkëshortët e Kitit e Lizës, ndërsa vila dhe fabrika e cohërave mbushen me personazhe të reja: mjeku i ri Mobius, që me buzëqeshje magjeps shërbyeset e infermieret; Grigorji, robi rus i luftës, që punon në stabiliment, shikimi i të cilit shpon zemrën e pjatalarëses Hana; dhe në fund togeri melankolik Ernst fon Klipshtajn, që nuk ka sy për askënd tjetër, përveçse për të zonjën e shtëpisë. Por, ndërsa Marija bën çmos që të mbajë në këmbë ndërmarrjen, vjen lajmi se Pauli i saj i dashur është zhdukur në luftë dhe shpresa për ta përqafuar sërish zbehet çdo ditë e më shumë...
Një varg të papriturash dhe dashurish të reja, treguar nga këndvështrimi i veçantë i shërbyesve intrigantë të vilës.
| Faqe | 584 |
| ISBN | 9789928366306 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Albana Nexhipi Lekaj |
| Roman | Sagë&Histori |
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse
I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave.
Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.