I ri Trashegimia e Viles se Pelhurave Shiko më të madhe

Trashegimia e Viles se Pelhurave

Anne Jacobs BDI0667

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366672

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një familje e fuqishme.

Një situatë dramatike.

Një vendim që ndryshon gjithçka...

Augsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme. Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja.

Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme.

Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t'i realizojë një ëndërr: t'i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj.

Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t'i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë...

Të dhëna

Faqe528
ISBN9789928366672
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Nexhipi Lekaj
RomanSagë&Histori