I ri Cmim i reduktuar! Ana Shiko më të madhe

Ana

Niccolò Ammaniti A-000005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me “Ana” Niccolò Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon”.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306367

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Jeta nuk na përket, na përshkon”.

Në një Sicili të shndërruar në një rrënojë të pamatë, një trembëdhjetëvjeçare e paepur dhe guximtare niset në kërkim të vëllaçkos së rrëmbyer. Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.

Si udhërrëfyes Ana ka fletoren që i ka lënë e ëma, me udhëzimet për t’ia dalë në krye. Dhe ditë pas dite zbulon se rregullat e së shkuarës nuk vlejnë më, duhet të shpikë të reja.

 “Ekzistonte një gjenialitet makabër, sipas shumë zërave pjellë e mendjes njerëzore, në mënyrën se si përhapej virusi dhe në atë amullinë e gjatë që e kishte shndërruar në një bombë biologjike. Shpejtësia me të cilën ndryshonte e bënte të pamundur sintetizimin e një vaksine. As kërkuesit që punonin për këtë, pavarësisht procedurave të rrepta anti-infektim, nuk arrinin dot t’i shpëtonin.”

Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Niçolò Ammaniti-t: E dashur pritmë...; Unë nuk kam frikë, Me urdhër të Zotit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe266
ISBN9789994306367
RedaktoriArlinda Dudaj
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori