Rreshtin e printe Babukari Shiko më të madhe

Rreshtin e printe Babukari

Giovanni Dozzini A-000058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Rreshtin e printe Babukari” është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta. Romani u shpall fitues i European Union Prize for Literature 2019.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306381

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe. Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore.

REVIEWS

“Autori provon të tregojë se si ata na shikojnë ne. Dhe shkruan një libër të fortë dhe të nevojshëm”. - Paolo di Paolo - La Repubblica
“Gjëja e parë që të bën përshtypje te ky libër janë ndërthurjet dhe daljet e befta nga shinat e jetës së vërtetë, shumë të ndryshme nga konvencionet romanceske”. - Angelo Ferracuti - Il Manifesto

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe174
ISBN9789994306381
RedaktoriKlodiana Metani
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj